Presidenti Pendarovski në festimin e 25-vjetorit të hapjes së Delegacionit të BE-së në Shkup

24 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në festimin e 25 vjetorit të hapjes së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

Duke e uruar përvjetorin, Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë nga zhvillimi i deritanishëm i marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian dhe vlerëso se në çerek shekullin e kaluar Delegacioni është partner i besueshëm në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit.

Presidenti Pendarovski theksoi se shteti mbetet i përkushtuar ndaj procesit negociues, si dhe ndaj zbatimit të të gjitha reformave të domosdoshme për plotësimin e kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e theksuar bindjen e tij se ëndrra për Evropën e bashkuar nuk do të jetë e plotë pa integrimin e shteteve si Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë pjesë gjeografike dhe e rëndësishme e kontinentit tonë të përbashkët.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...