Presidenti Stevo Pendarovski sot në Shkup mbajti fjalim në hapjen solemne të evenimentit “Ditë të grupacionit EVN”, që organizohet nga EVN Maqedonia.
Duke folur mbi krizën e energjisë, qëndrueshmërisë ekologjike dhe sigurinë energjetike, Presidenti Pendarovski vlerësoi se si ekonomi e vogël dhe e hapur me varësi të lartë energjetike, Maqedonia e Veriut është e lëndueshme nga këto procese. Sipas Presidenti Pendarovski, sistemi energjetik maqedonas nuk gjeneron energji të mjaftueshme elektrike për nevojat e veta, kurse si shkaqe i renditi nivelin shumëvjeçar të ulët të investimit në kapacitetet energjetike, zmadhimin e pandalshëm të kërkesës për energji elektrike në epokën digjitale, por edhe shprehitë e paqëndrueshme energjetike te një pjesë e qytetarëve.
Duke informuar për takimin e mbajtur të Këshillit të Sigurimit, Presidenti Pendarovski i foli mbi këto pika kryesore të planit të prezantuar nga Qeveria për ballafaqim me krizën – importin urgjent të resurseve të domosdoshme, zmadhimin e prodhimit vendas dhe zvogëlimin e konsumit.
“Për subvencionimin e çmimeve në dy tremujorët e ardhshëm janë paraparë 300 milionë euro”, tha Presidenti Pendarovski.
Mënyra e vetme të dalim në fund me këto sfida, siç tha Presidenti Pendarovski, është nëse jemi të bashkuar, duke theksuar se bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe EVN Maqedonisë, kurse ndërmjet saj edhe me Grupacionin EVN, nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm se tani. Në këtë drejtim, Presidneti Pendarovski vlerësoi se EVN Maqedonia është hallka kryesore në sistemin energjetik maqedonas dhe është një nga investitorët, punëdhënësit dhe tatimpaguesit më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut.
Në fjalim, Presidenti Pendarovski e theksoi mbështetjen e kompanisë në shumë projekte, duke e theksuar edhe programin “Menaxherë të rinj dhe liderë të biznesit” dhe aksionin vullnetar “Jemi vullnetarë për një shoqëri solidare”, si dhe mbështetjen në përgatitjen e “MKD 2030” si kornizë strategjike për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut deri në fund të kësaj dekade.
“Kriza është edhe mundësi për përforcim të arkitekturës sonë energjetike ndërmjet investimit në sigurinë energjetike afatgjate, qasjen dhe qëndrueshmërinë. Kurse suksesi në këtë angazhim varet, midis të tjerash, edhe nga bashkëpunimi me EVN Maqedoninë. Sepse, së bashku jemi më të fuqishëm”, tha Presidenti Pendarovski.