Fajlimi i presidentit Pendarovski në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar Inkluziv të Dramës “Lojëra pa kufi”

27 Nëntor 2019 | Fjalimet

“E dashur Jana, e dashur Marija”

Ju faleminderit për  prezantimin e mrekullueshëm. Unë nuk jam babai juaj, unë jam shoku juaj. Të nderuar miq, Ju faleminderit që sot jemi këtu të gjithë së bashku në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, pa maska.

Me të vërtetë pozitivisht jam i befasuar nga dashuria, optimizmi dhe energjia pozitive e cila sot  reflektohet si në skenë ashtu edhe tek publiku.

Në fakt duart e mija, që i përmendni janë njëlloj sikurse duart tuaja, të hapura për tu përshëndetur dhe për tu shoqëruar, këto janë duar të gatshme për t’i shërbyer të gjithë njerëzve në botë. Pa duart tuaja të zgjatur, duart e mi do të ishin të vetmuara. Doja t’ju them edhe pse duart e dikujt mund të jenë më të vogla, të dikujt më të mëdha, edhe pse janë më ndryshe- të gjitha janë duar. Pa dallim të dallimeve që kemi të gjithë, ne jemi të njëjtë dhe të barabartë. Pikërisht Festivali Ndërkombëtar Inkluziv i Dramës “Lojëra pa maska” këtë e  reflekton dhe dëshmon. Nëpërmjet këtij festivali, por edhe thjeshtë në përditshmërinë tonë, ju ftojë të ndërtojmë frymën e solidaritetit, respektimit dhe përqafimit të diversitetit.

Të nderuar,

Kur flasim për një shoqëri për të gjithë, nuk guxojmë të harrojmë se kjo nuk është  vetëm parullë, por në të me të vërtetë duhet të ketë vend për gjithsecilin. Gjithpërfshirja e personave me aftësi ndryshe është indikator për zhvillimin e një shteti, pasqyrë e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit të një shoqërie dhe të qytetarëve të saj. Të mos mbetemi vetëm me dëshirën dhe ëndrrat, të bëjmë jetët tona shfaqje teatrore pafund, të përmbushura me mirëkuptim , me ndihmën për njëri- tjetrin dhe dashurinë pa kushte.

Edhe njëherë Ju faleminderit për nderin që më mundësuat, të jem përkrahës i këtij festivali të mrekullueshëm. Ju uroj momente të paharrueshme të plotësuara me shoqërim, bashkim dhe kënaqësinë  në magjinë e Talias”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...