Festivali “Dita e organizatave qytetare” nën patronazh të bashkëshortes së Presidentit

17 Tetor 2020 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, mbajti fjalim në hapjen e edicionit të tretë të festivalit “Dita e organizatave qytetare” të organizuar nga programi i Ambasadës Zvicerane për mbështetje të shoqërisë qytetare, Civika Mobilitas, kurse zbatohet nga NIRAS nga Danimarka dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN).

Në hapjen e festivali që është në patronazhin e bashkëshortes së Ppresidentit, në fjalimin e vet para të pranishmëve në parkun e qytetit, znj. Gjorgievska theksoi se organizatat qytetare kanë rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë sepse falë tyre mbulohet problematikat të cilat do të kompletohen së bashku me institucionet që të mund të zgjidhen me efektivitet dhe tërësisht probleme të caktuara.

Në këtë festival marrin pjesë rreth 80 shoqata prej të cilave rreth njëzet kanë punëtori kreative dhe debate për vizitorët, si dhe ka edhe aktivitetet të llojit të aksioneve humanitare, edukimit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, terapi arti për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndihmën e parë dhe testim për HIV, punëtori artistike dhe aktivitete të tjera.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të znj. Elizabeta Gjorgievska:

E nderuara shkëlqesia Juaj,

E nderuar ministrja Carovska,

Të dashur miq dhe

Të dashur mysafirë,   

Në fillim do të dëshiroja të shpreh kënaqësinë time të madhe që kam nderin të jem patronazhe e festivalit të Civika Mobilitas, “Dita e organizatave qytetare”. Bëhet fjalë për një eveniment me të vërtetë origjinal, jo të përditshëm dhe jo të zakonshëm i cili bashkon një numër të madh organizatash joqeveritare nga fusha të ndryshme të veprimit dhe në këtë mënyrë është një mundësi e jashtëzakonshme që publiku të njihet me veprimtarinë e shumë prej tyre. Ja, unë tani edhe pse jam pjesë e atyre organizatave qytetare, u njoha me shumë që nuk i njihja nuk i kam parë, kështu që përbën një mundësi jashtëzakonisht të mirë të informohemi për diçka që deri më tani nuk kemi qenë në vijim. Nuk mund të mos i falënderoj të gjithë ata që e mbështesin programin Civika Mobilitas, përkatësisht Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim e cila është financuese dhe organizatat të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e tij, QMBN dhe gjithsesi, partnerët nga Danimarka dhe Suedia.

Duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e aktiviteteve të mia këtë një vit e gjysmë pasi bashkëshorti im është President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhen me sektorin qytetar dhe me iniciativat qytetare sidomos në fushën e shëndetësisë, fushën e edukimit dhe sidomos të edukimit të personave me aftësi të kufizuara, do t’i lejoj vetvetes të dëshmoj edhe njëherë të theksoj se sa i rëndësishëm është roli i këtyre organizatave në një shoqëri. Konsideroj se, falë tyre mbulohen problematikat të cilat do të kompletoheshin së bashku me institucionet që të mund të zgjidhen tërësisht dhe me efekt probleme të caktuara. Janë sidomos të rëndësishme në fushën e edukimit të qytetarëve, nxitjen e proaktivizmit të tyre, promovimit të vullnetarizmit për të cilin konsideroj se është jashtëzakonisht i rëndësishëm të promovohet në shoqërinë maqedonase dhe të përpiqemi që në ditët e para, kjo të punohet gjithnjë edhe më shumë duke dhënë shembullin e vet si vullnetare në Kryqin e Kuq, duke qenë vullnetare në Institutin e Shëndetit Publik dhe në shumë organizatat të tjera.   

Të dashur miq,

Pothuajse gjatë gjithë këtij viti jemi të mbingarkuar nga kërcënimi i kovid-19. Ai e ndryshoi botën dhe e modeloi përditshmërinë tonë, na largoi nga të afërmit tanë dhe na bëri më të brishtë dhe më të lëndueshëm. Si doktor, jam pjesë e profesionit, që për fat të keq, e mbajti barrën më të madhe të pandemisë. Një pjesë e kolegëve të mi janë përditë të parët përballë goditjeve të pandemisë, dhe duhet të përmend me patjetër, kolegun tonë që para disa ditëve humbi jetën dhe i cili ishte pjesë e njësive të kovidit në Klinikën Infektive dhe Klinikën e Pulmonologjisë. Të gjithë jemi dëshmitarë të fikjes së jetëve, të humbjes së të afërmve tanë. Duhet të theksoj se sa është e rëndësishme pjesëmarrja e organizatave qytetare në ballafaqimin me pasojat e pandemisë nëpërmjet aktiviteteve dhe projekteve të tyre. Në këtë kontekst e përshëndes vendimin që një pjesë e granteve të Civika Moblitas të jepen për aktivitetet e organizatave qytetare për ballafaqim me pasojat e kovid-19. besoj se as pandemia e kovid-19, as çfarëdo qoftë tjetër nuk duhet të na lëkundin dhe mandej të mbetemi qytetarë aktivë, të marrim pjesë në iniciativat qytetare, të jemi anëtarë të organizatave joqeveritare dhe të jemi vullnetarë. Koha jonë e lirë është diçka të cilën mund ta dhurojmë dhe ta mbushim me aktivitete të cilat do të jenë në dobi të shoqërisë. Besoj se me qëndrimin tonë proaktiv mund të kontribuojmë para së gjithash në nivel lokal, por edhe në nivel të shoqërisë. Edhe njëherë u jap kurajë të përfshiheni në aktivitete, në projekte, vetë të inicioni përmbajtje dhe të propozoni programe. Dhe siç ju thashë në një eveniment para pak kohe, ka shumë për t’u bërë, megjithatë vetëm së bashku mund të bëjmë ndryshime të cilat do të na i përmirësojnë jetët tona, por edhe do ta ngrenë cilësinë e jetës në të gjithë shoqërinë.

Në fund, ju uroj festival të suksesshëm, kurse të gjithëve ju dëshiroj të kaloni një kohë cilësore duke i parë prezantimet e përgatitura, evenimentet dhe stendat.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....