Fikrija Tair

Fikrija Tair

Bashkëpunëtore e jashtme, këshilltare për çështje nga fusha e multikulturalizmit, politikave, strategjive dhe programeve për inkluzion të romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Biografia

Fikrija Tair iu bashkëngjit Kabinetit të Presidentit në janar të vitit 2020 pas një përvoje shumëvjeçare në sektorin qytetar mbi temat e arsimit dhe integrimit të romëve, inkluzionit social, udhëheqjes, përfaqësimit dhe lotimit, multikulturalizmit, të rinjve, mësimit sipërmarrës dhe inovativ, transparencës dhe llogaridhënies së informimit të buxhetit, organizimit dhe përforcimit të bashkësisë rome,përforcimit politik të grave rome dhe aktiviteteve dhe evenimenteve të tjera për grupet që kanë më pak privilegje.

Fikrija është magjistre për politikat publike në Universitetin e Evropës Qendrore – (UEQ) në Budapest, R. e Hungarisë dhe ka diplomuar menaxhere financiare në Fakultetin Ekonomik të Universitet “Shën. Kirili dhe Metodij”, në Shkup. Është bursiste e Fondit Arsimor Rom dhe e Universitetit të Evropës Qendrore në Budapest, si dhe alumni i “Romaverzitas” nga Shkupi.

Më përpara ka punuar në Shoqatën e qytetarëve “Romaverzitas” në Shkup si koordinatore e projekteve për zhvillimin akademik dhe profesional të romëve në arsimin e lartë, orientimin profesional dhe planifikimin e karrierës për romët gjimnazistë, integrimin në tregun e punës dhe aktivizmin rinor. Ka qenë pjesë e pilot-projektit të BE-së “Ndërtimi i kapacitetit të shoqërisë qytetare rome dhe përforcimi i përfshirjes së saj në monitorimin e Strategjive nacionale të integrimit të romëve” si pjesë e Qendrës Kërkimore të Politikave Publike në Universitetin e Evropës Qendrore (Center for Policy Studies-CPS) në Budapest. Ka punuar si hulumtuese më e re në Institutin për Politikë Evropiane në Shkup si pjesë e programit të Fondacionit Shoqëria e Hapur nga Budapesti, “Making the most of EU funds for Roma”, praktikante në Bankën Kombëtare në Sektorin për revizion të brendshëm, si dhe në projektet të zbatuara nga Qendra Rome e Resurseve, Institutin Demokratik Nacional dhe Konfederatën e Biznesit të Maqedonisë.

Ka marrë pjesë në përgatitjen dhe organizimin e trajnimeve, programeve, evenimenteve me përfaqësues të lartë politikë në nivel nacional dhe ndërkombëtar, ka bashkëpunuar me shoqata të qytetarëve, rrjete dhe institucione të cilat punojnë në fushat e zvogëlimit të anticiganizmit në Evropë, përforcimin dhe pjesëmarrjen në krijimin e politikave publike, monitorimin e lidhjes së përmbushjes së kushteve për aderim të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE dhe implementimin e Strategjive nacionale për integrim të romëve në Ballkanin Perëndimor. Fikrija flet gjuhën rome, maqedonisht dhe anglisht.