Filloi vizita zyrtare e presidentit Pendarovski në Republikën e Polonisë

4 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski,me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, sot u prit nga presidenti i Republikës së Polonisë, Andzhej Duda.

Pas takimit tet-a-te Pendarovski – Duda, delegacionet e  dy shteteve mbajtën takim plenar, në të cilin i konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe dialogun politik. Polonia është mbështetëse e vazhdueshme e integrimeve evropiane dhe gjatë vizitës së presidentit  pritet të riafirmohet përkrahja për Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat për BE-në.

Presidenti Pendarovski do të realizojë takime bilaterale me Mareshalin e Sejmot, Elzhbjeta Vitel dhe me Mareshalin e Senatit, Tomazh Grocki.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti Pendarovski do të takohet edhe me sllavistë dhe maqedonistë të shquar, të cilët jetojnë dhe punojnë në Republikën e Polonisë.

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë, presidenti Pendarosvki është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Elizabeta Gjorgievska.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...