Filloi vizita zyrtare: Presidenti Pendarovski e priti Presidentin italian Serxho Matarela

9 Shtator 2022 | Kumtesat

Me ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake Presidenti Pendarovski e mirëpriti sot Presidentin e Republikës Italiane Serxho Matarelën, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Matarela mbajtën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoi takimi plenar i të dy delegacioneve.

Në fokusin e bisedimeve janë marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, politika e zgjerimet të Bashkimit Evropian, aleanca në NATO dhe sfidat e sigurisë në rajon dhe në Evropë.

Presidenti Pendarovski duke shprehur kënaqësinë nga interesi tradicional dhe mbështetja e vazhdueshme e qartë dhe pa rezerva e Italisë për eurointegrimet maqedonase, rekomandoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interes të sigurisë dhe prosperitetit rajonal.

Pas përfundimit të takimit plenar të delegacioneve, është parashikuar Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Matarela të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në orën 10:45.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit