Filloi vizita zyrtare: Presidenti Pendarovski e priti Presidentin letonez Egils Levic

21 Prill 2022 | Kumtesat

Në ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake Presidenti Pendarovski e priti Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levic i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të dy presidentët mbajtën takim tet-a-tet, Kurse më pas u mbajt takim plenar midis dy delegacioneve.

Në fokusin e bisedave janë marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian, sfidat e sigurisë në fqinjësinë më të gjerë në kontekstin e invazionit ushtarak rus mbi Ukrainën dhe tema të tjera gjeopolitike aktuale

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore letoneze në realizimin e prioriteteve të jashtme politike të vendit, duke folur për vendet baltike si një shembull i përkryer për transformim të shoqërive, nëpërmjet procesit eurointegrues. Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor sjell siguri të barabartë për kontinentin, siç është rasti me rajonin baltik – theksoi Pendarovski.

Pas përfundimit të takimit plenar të delegacioneve, është parashikuar të dy presidentët të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në orën 11:20.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...