Takimi i Presidentit Pendarovski me Josip Varvodiqin, nënkryetarin e Federatës evropiane të notit dhe anëtarin e Bordit të Federatës botërore të notit

21 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Josip Varvodiqin, nënkryetarin e Federatës evropiane të notit dhe anëtarin e Bordit të Federatës botërore të notit – FINA.

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjet aktuale dhe mbi aktivitetet e realizuar deri më tani nga Federata nacionale e notit, si dhe mbi projektet organizative në not në plan vendas dhe ndërkombëtar.

Në kontekst të xhiro-llogarisë së bllokuar të Federatës nacionale të notit dhe borxhet ndaj Federatës botërore dhe Federatës evropiane të notit, në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi mënyrat e mundshme për gjetjen e zgjidhjeve për sfidat që lidhen me punë e federatës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit