Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Mbretërinë e Belgjikës, sot në Bruksel mbajti fjalim para afaristëve belgë në Agjencinë për investime dhe tregti të Flandrisë (FIT), ku u prezantuan potencialet ekonomike dhe mundësitë investuese në Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Pendarovski e shprehu mbështetjen e vet për përparimin e bashkëpunimit ekonomik midis kompanive maqedonase dhe belge, duke theksuar se nga intensifikimi i kontakteve dhe realizimi i projekteve të biznesit, dobi do të kenë jo vetëm afaristët por edhe qytetarët tanë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut dhjetë vitet e kaluara ka bërë shumë në pjesën e tërheqjes së investimeve të huaja, kurse vetë prania e kompanive të shumta nga SHBA-ja, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Belgjika vetëm e vërteton cilësinë e modelit investues maqedonas”, theksoi Presidenti Pendarovski në fjalim.
Me këtë rast, Presidenti shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë belge për eurointegrimet maqedonase, duke shprehur bindjen se negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në BE, do të ndikojnë pozitivisht mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale me Belgjikën.
“Momentalisht po zhvillohet procesi i skriningut, i cili presim të përfundojë deri në fund të vitit. Paralelisht me këtë proces po bëjmë përpjekje të mëdha, sidomos në pjesën e ndërtimit të të drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, për krijim të një ambienti edhe më të mirë për biznesi, të përshtatshëm dhe të parashikueshëm për të gjithë investitorët e ardhshme”, theksoi në fjalim Presidenti Pendarovski.
Në këtë prezantim mbajtën fjalim edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtori i Drejtorisë së ZTZHI-së Jovan Despotovski, dhe përfaqësues të kompanive Avesta Battery & Energy Engineering dhe WB&E Metal që i shkëmbyen përvojat e kompanive belge, të cilat kanë investuar në vendin tonë.
Në këtë eveniment, të mbështetur nga Agjencia për Eksport dhe Investime të Huaja të Valonës (AWEX) dhe Agjencia Belge për Mbështetje të Biznesit, HAB Bruksel morën pjesë rreth njëzet kompani belge.