Presidenti Pendarovski i mirëpriti gjimnazistët të cilët morën çmime në Olimpiadën e 4-t ballkanike në fizikë

19 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stovo Pendarovski sot i mirëpriti nxënësit të cilët morën çmime në Olimpiadën e 4-t ballkanike në fizikë që u mbajt në formë hibride nga 7 deri më 9 tetor në Qipro.

Tre gjimnazistë Jan Stojanovski, Matej Gelev dhe Emilija Nikollovska në këtë olimpiadë morën medalje të artë, të argjendtë dhe bronze, si dhe çmimin special për rezultatin më të mirë të arritur në këtë olimpiadë në konkurrencën e garuesve, ndërsa Matea Mitrevska ka marrë fletëlavdërimi për pjesëmarrje të suksesshme.

Në këtë takim morën pjesë edhe një pjesë e pjesëmarrësve në Olimpiadën e 52-të ndërkombëtare të fizikës që u mbajt nga 10 deri më 17 korrik këtë vit, ku olimpikët tanë morën një medalje bronze dhe tri fletëlavdërime.

Presidenti Pendarovski i përgëzoi nxënësit sukseset e arritura dhe medaljen e artë të fituar, që përbën edhe suksesin më të madh gjimnazist deri më tanë të vendit tonë në një olimpiadë ndërkombëtare.

Njëkohësisht, Presidenti i inkurajoi nxënësit të vazhdojnë të investojnë në njohuritë e veta teorike dhe praktike, duke thënë se arritjet e tilla duhet të vlerësohen dhe të jenë motiv dhe inspirim që nxënësit të merren me shkencat natyrore, si fusha me perspektivë dhe të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm.

Në këtë takim, Presidenti i përgëzoi profesorët e Institutit të fizikës dhe Fakultetit të shkencave natyrore-matematikore, anëtarët e Shoqatës së fizikanëve për angazhimin, të cilët me përpjekjet e tyre kontribuojnë në promovimin e fizikës në Maqedoninë e Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...