Fjalim i Presidentit Pendarovski me rastin fillimin e sivjetëm të Projektit për Veprimin Klimatik

5 Nëntor 2020 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski përmes video fjalimit mbështeti Projektin  për Veprimin Klimatik, i cili mbahet tre vite ne radhë.

Bëhet fjalë projekt ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë 130 vende, në mesin e të cilëve edhe shkollat nga Maqedonia e Veriut i destinuar për  bashkëpunim e arsimtarët dhe nxënësit, e me synim arsimim më të mirë të nxënësve dhe ndryshimin e vetëdijes së tyre në raport me ndryshimet klimatike, zhvillimin e qëndrueshëm, zvogëlimin e  emetimeve të gazit të dëmshëm.

Të dashur nxënës dhe arsimtarë,

Kam kënaqësinë t’ju drejtohem në fillim të këtij viti për Projektin e Veprimit për Klimën. Ju e dini, ashtu sikurse unë që ky projekt është shumë i rëndësishëm, sepse e ardhmja e botës sonë është shumë e pasigurt.

Me mënyrën aktuale të bërjes së gjërave, do të duhen pothuajse dy planetë për të siguruar burime për nevojat tona aktuale. Në këtë kontekst, pyetja e vërtetë duhet të jetë: kush i krijon nevojat tona? Pse shpesh është më lirë ta blini një pajisje të re sesa ta riparoni një të vjetër? Gjithashtu bëhet e qartë se shumë nga nevojat që ne i marrim si të mirëqena nuk janë aspak thelbësore. Shpesh ato janë rezultat i shprehive tona, prodhimit dhe konsumit të cilat, në planin afatgjatë, janë të paqëndrueshme.

Me breza të tërë, njerëzit janë shtyrë nga dëshira për të kontrolluar dhe shfrytëzuar natyrën, por edhe njëri-tjetrin. Kjo ka çuar në degradim të mjedisit jetësor dhe pabarazi të mëdha që tregojnë paqëndrueshmërinë aktuale të zhvillimit. Një nga katër njerëz në botë nuk ka energji elektrike për ndriçim dhe gatim. Ndërsa më shumë se një e katërta e ushqimit hidhet, sipas disa vlerësimeve,155 milion fëmijë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Ndryshimet klimatike vetëm se përkeqësojnë situatën e miliona njerëzve në nevojë në të gjithë botën, duke çuar në shkatërrimin e ekosistemeve dhe specieve unike.

Te dashur miq,

Nuk ka pse të jetë kështu. Ne mundemi dhe duhet të ndryshojmë ecurinë e botës sonë. Sot ne jetojmë në një epokë të të ashtuquajturve influencues që kanë me miliona ndjekës të mediave sociale. Sidoqoftë, njerëzit që me të vërtetë kanë ndikimin më të madh dhe ndikojnë në mënyrën sesi fëmijët e shohin botën dhe vendin e tyre në të nuk janë influencuesit, por arsimtarët. Arsimtarët mundet juve studentëve t’ju bëjnë kuriozë, t’ju provokojnë të bëni pyetjet e duhura, t’ju ndihmojnë ta kuptoni të kaluarën dhe t’ju mundësojnë ta projektoni të ardhmen dhe të mund të rrisin vetëbesimin tuaj. Arsimtarëve u është besuar përgjegjësia kryesore: të përcjellin ide dhe vlera që jo vetëm mund të mbështesin jetën tonë, por gjithashtu të transformojnë botën tonë për më mirë. Nëse kjo bëhet me mençuri dhe këmbëngulje mund t’ju ndihmojë të zhvilloni shprehi të qëndrueshme dhe mbi të gjitha, një etikë të qëndrueshme.

Projekti i Veprimit për Klimën sjell zhvillimin e qëndrueshëm dhe problemet me veprimin klimatik në klasat në të gjithë botën. Ai lidh arsimtarët të cilët vërtetë janë të gatshëm dhe të përkushtuar për të edukuar një brez të ri, me një ndërgjegje për jetën si një dhuratë të çmuar.

Shpesh kam mundësinë të takohem me të rinj, të talentuar me ide të shkëlqyera dhe zgjidhje inovuese. Pas njerëzve të tillë të frymëzuar zakonisht qëndrojnë arsimtarë frymëzues. Vërtetë më vjen shumë mirë  që shumë nxënës dhe arsimtarë nga disa shkolla maqedonase tashmë i janë bashkuar Projektit të Veprimit për Klimën. Nuk dyshoj që të gjithë do të mësoni nga njëri-tjetri dhe do të ndani ide që mund të frymëzojnë aktivitete konkrete  klimatike. Më besoni, çdo veprim i vogël mund të bëjë ndryshimin ose, siç njëherë pat thënë  Nënë Tereza, e cila lindi në Shkup 110 vjet më parë, “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me  dashuri të madhe”.

Ndryshimet klimatike ndikojnë tek të gjithë dhe, për këtë arsye, veprimi i klimës është puna jonë. Përkundër pandemisë globale të COVID-19, Republika e Maqedonisë së Veriut mendon të rrit dhe të fuqizojë përpjekjet e saj në garën globale me kohën, për të kufizuar ngrohjen globale. Çfarëdo që të bëjmë, nuk duhet të harrojmë kurrë se arsyeja e vërtetë e sakrificave që bëjmë sot është për mirëqenien e brezit tuaj nesër. Prandaj, unë mbështes plotësisht Projektin e Veprimit për Klimën dhe ju uroj bashkërisht një udhëtim frymëzues.

Ju faleminderit!

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...