Fjalimi bashkëshortes së Presidentit në Kongresin e Asociacionit maqedonas të gjinekologëve dhe akusherëve

13 Maj 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, me video-mesazh mbajti fjalim në hapjen e Kongresit të pestë të Asociacionit maqedonas të gjinekologëve dhe akusherëve me pjesëmarrje ndërkombëtare i cili mbahet nga 12-14 maj 2023 në Ohër.

Në këtë kongres marrin pjesë ligjërues nga vendi, Italia, Turqia, Serbia, Kroacia, Shqipëria, Malta, Portugalia, Egjipti, Greqia, Slllovenia dhe do t’i shkëmbejnë njohuritë mbi problematika të caktuara me qëllim të mbrojtjes dhe përparimit të shëndetit të grave dhe në përgjithësi, të shëndetit të popullatës. Midis temave mbi të cilat do të diskutohet në këtë kongres janë edhe perinatologjia, onkologjia gjinekologjike, urogjinekologjia dhe statika pelvike, infertiliteti dhe endokrinologjia, kirurgjia minimale invazive në gjinekologji, gjinekologjia urgjente dhe e përgjithshme etj.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska:

Të nderuar,

Roli i profesioneve gjinekolog dhe akusher në planifikimin e familjes, mbajtjen kujdes për aspektet sociale dhe psikologjike të prindërve të ardhshëm, përparimi i shëndetit të grave, është shumë i rëndësishëm që të kemi një popullatë të shëndetshme. Me informimin e vet profesional shëndetësor për të gjitha kontrollet parandaluese, këshillimet dhe edukimin e tyre, ata kontribuojnë për ruajtjen e shëndetit të gruas. Gjithsesi, një nga misionet e tyre më fisnike është kujdesi për nënën e ardhshme gjatë shtatzënisë dhe sjelljen në këtë botë të foshnjës së shëndetshme.

Profesionistët shëndetësorë janë vazhdimisht në hap me gjetjet bashkëkohore dhe synojnë gjithmonë përkryerjen profesionale me qëllim që të mundësojnë kushte më të mira shëndetësore dhe t’i ndihmojnë pacientët që kanë sfida shëndetësore që t’i kalojnë me sukses.

Kongresi i pestë i gjinekologëve dhe akusherëve në Ohër i cili ka karakter ndërkombëtar është vend ku janë mbledhur një numër i madh i profesionistëve shëndetësorë të cilët duke i shkëmbyer njohuritë më të reja lidhur me onkologjinë gjinekologjike dhe inkofertilitetin, endokrinologjinë reproduktive dhe infertilitetin, perinatologjinë, kirurgjinë minimale invazive në gjinekologji dhe shumë fusha të tjera, do t’i shkëmbejnë përvojat e tyre dhe duke diskutuar mbi sfida të caktuara do të përpiqen të ofrojnë edhe zgjidhje për përparimin e tyre dhe do të kontribuojnë për ndryshime të rëndësishme pozitive dhe thellim të bashkëpunimit për krijimin e mëtejshëm të programeve dhe shërbimeve më cilësore.

Të dashur anëtarë të Asociacionit maqedonas të gjinekologëve dhe akusherëve, Ju faleminderit për ftesën që të marr pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm dhe me keqardhje të thellë do të desha të kërkoj falje për pamundësinë që të marr pjesë në të. Ju uroj për punën e deritanishme të suksesshme dhe jam e sigurt se në periudhën e ardhshme do të vazhdoni me shumë aktivitete të tjera të suksesshme. Ju dëshiroj një kongres shumë të suksesshëm me diskutime produktive dhe me përfundime dhe rekomandime efektive!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit