Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska në evenimentin “Gruaja evropiane e vitit”

8 Mars 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në dhënien e çmimit “Gruaja evropiane e vitit” që e jep delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.

I nderuar ambasador Gir, të nderuara ambasadore, të nderuar mikesha dhe miq

Do të dëshiroja ta uroj Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ditën ku kujtojmë se lufta për fitimin e barazisë së tërësishme shoqërore, kulturore, gjinore dhe seksuale nuk ka përfunduar, edhe se ndoshta asnjëherë nuk do të përfundojë. Por, kjo është dita kur duhet të theksojmë arritjet politike, kulturore, social-ekonomike, shkencore të grave dhe t’u japin respekt dhe mirënjohje atyre grave të guximshme, të cilat pa lëkundje, dhe me çmimin e jetës së tyre, ishin ndër të parat që u ngritën për të drejtat dhe barazinë e grave, duke përfshirë Rosa Luksemburg, Klara Cetkin, Ema Goldman dhe sufrazhetat në mbarë botën.

Është me të vërtetë nder, por para së gjithash nxitje dhe inspirim që të jesh këtu si pjesë e kësaj iniciative fisnike Gruaja evropiane e vitit për vitin 2022, e cila në vetvete inkorporon një mesazh jashtëzakonisht të rëndësishëm, kurse ky është fakti se gruaja është shtytësi kryesor i proceseve shoqërore në të gjitha segmentet. Argumentimi për mesazhin e tillë shihet edhe në biografitë dhe shtigjet profesionale të pesë grave të fuqishme dhe të përkushtuara, të nominuara, Maja Mojsovska, Ilina Arsova, Dita Starova Kerimi, Dina Duma dhe Natalia Burgieva, angazhimi dhe suksesi i të cilave në fushëveprimin e vet, por edhe në hapësirën më të gjerë sociokulturore dëshmojnë se pikërisht është gruaja ajo që i zhvendos kufijtë profesionalë drejt përsosmërisë dhe ndikon mbi kapitalin zhvillimor, emancipues dhe shoqëror.

Nëse shikojmë nëpër historinë politike, të përbashkët, por edhe atë intime, private, mund të konkludojmë se nuk ka qenë kurrë e lehtë në botë të njohësh dhe të afirmosh strukturën komplekse personale, emocionale dhe të mendimit të gruas. Përgjatë shekujve të kaluar, gjithmonë ka qenë e mundimshme të qëndrojë në unitetin e barabartë të dallimeve me një burrë. Pabarazia gjinore është rezultat i matricës shekullore dominuese kulturore, së cilës, i nevojitet shumë kohë që të ndryshojë, kurse lejon epoka të tëra dhe kultura të ndryshme të mos shënohen gratë në sferën e letërsisë, filozofisë, shkencës, arteve. Kurse, nënkuptohet se kanë ekzistuar, por për shkak rendit patriarkal të dinamikës së fuqisë, kanë mbetur pa zë, të padukshëm. Pasojat e këtij iluzioni për gruan “si hije”, e cila ekziston vetëm në margjinat e historisë familjare, nxisin luftën për përfaqësim të palëkundur në drejtim të përfshirjes së barabartë në të gjithë hapësirën shoqërore në të cilën ajo do të veprojë e lirë, por, njëkohësisht, do ta ndryshojnë atë në përputhje me kompetencat, vizionet dhe njohuritë e veta.

Mundësitë për futjen në lëvizjet emancipuese, nxitjet, manifestimet luftarake të grave janë të shumta. Akoma më i paqartë është horizonti i referencave motivuese, identitare, kulturore që lidhen me poetikën e caktimit të një trajektoreje të saktë shoqërore, historike dhe politike të gruas, veçanërisht gruas në këtë zonë, por jo si një entitet i izoluar, por si pjesë përbërëse e çdo segmenti të asaj që quhet bashkësi e përgjegjshme. Pozitat gjinore janë formuar nga normat kulturore, por njëkohësisht ato i përkasin edhe domenit të përfaqësimit dhe rezistencës në raport me fitimin e lirisë dhe të drejtave.

Në emër të lirisë, që është malli thelbësor dhe shtytësi më i fuqishëm i “shkrimit femëror”, besoj se secila prej nesh, kurse edhe të gjitha së bashku, do të vazhdojmë të shkruajmë me shkrimin personal dhe t’i përforcojmë argumentet  se jemi të ndryshme por të barabarta.

Të mos lejojmë që barazia e gruas të jetë vetëm floskulë, statistikë dhe kuotë. Të vazhdojmë së bashku t’i krijojmë peizazhet e lirisë dhe të pranisë kreative dhe të barabartë.

Falënderim për Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe ambasadorin Dejvid Gir, për ambasadoret SH.S. Nives Tiganj, SH.S. Anke Holshtain, SH.S. Minika Aksinte dhe SH.A. Kristin Forshgrien Bengsun për theksimin e nominimeve të sivjetshme se në këtë shoqëri ekzistojnë gra të jashtëzakonshme pa të cilat ajo nuk mund të zhvillohet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....