Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska në tribunën publike onlajn “Ruajtja e mjedisit jetësor nënkupton ruajtje të shëndetit tonë fizik dhe mental”

25 Nëntor 2020 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, mbajti fjalim në tribunën publike onlajn “Ruatja e mjedisit jetësor nënkupton ruajtje të shëndetit tonë fizik dhe mental” në organizim të Shoqatës “Amigdalla” në bashkëpunim me “Ljubov sme – Jemi dashuri”.

Pjesëmarrës të nderuar,

I falënderoj organizatorët për ftesën që të marr pjesë në këtë tribunë. Do të desha t’i përshëndes anëtarët e Shoqatës “Amigdalla” dhe “Ljubov sme – Jemi dashuri”. Ju faleminderit që adresoni gjithmonë një aspekt të rëndësishëm që te ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut anashkalohet, kurse ajo është ndihma psikologjike. Pandemia e kovid-19 e zmadhoi me shpejtësi numrin e njerëzve me ankciozitet dhe depresion. Atë që ju e filloni në fushën e onkologjisë ndoshta do të duhet të zgjerohet edhe në segmentet e tjera të sistemit shëndetësor.

Tema për të cilën do të flasim sot është jashtëzakonisht e rëndësishme, “ruajtja e mjedisit jetësor nënkupton ruajtje të shëndetit tonë fizik dhe mental”. Si lidhet shëndeti i mjedisit me shëndetin e njeriut?

Do të desha të them menjëherë se ballafaqohemi me një paradoks. Nga njëra anë në nivel botëror kemi përparim fantastik në shkencat mjekësore dhe praktikë mjekësore që duhet të çojë drejt çrrënjosjes drastike të sëmundjeve. Megjithatë, jemi akoma larg  qëllimit të dëshiruar. Sëmundjet kardiovaskulare dhe malinje shkaktojnë pothuajse tre të katërtat e mortalitetit në Evropë. Problemi me shëndetin mental dhe fizik nuk është vetëm problem shëndetësor. Ai është problem i të gjithë shoqërisë.

Është mirë të rikujtojmë se Organizatat Botërore Shëndetësore e ka përkufizuar shëndetin jo vetëm si mungesë të sëmundjes por edhe si gjendje të mirëqenies së përgjithshme fizike, mentale dhe sociale/shoqërore. Një prej parakushteve për arritjen e shëndetit është ekzistimi i ekosistemit të qëndrueshëm.

Ne për fat të keq, jetojmë në një kohë kur shëndeti i planetit është çrregulluar seriozisht. Shumë prej problemeve shëndetësore  me të cilat ballafaqohemi janë pasojë e realiteteve, narracioneve dhe pikëpamjeve shoqërore të përbëra të cilat kanë pikëpamje reduktuese të natyrës dhe vendit të njeriut në të. Logjika dominuese e konsumimit na largoi nga natyra të cilën e shndërroi në resurs material që duhet të eksplorohet dhe shkatërrohet në mënyrë të pakontrolluar. Si njerëzim u bëmë të verbër për atë që është e dukshme – se duke e shkatërruar natyrën, e presim degën mbi të cilën jemi ulur dhe prej të cilës ushqehemi.

Të nderuar kolegë,

Ajnshtajni ka thënë se nuk mund t’i zgjidhim problemet duke përdorur të njëjtat metoda me të cilat i krijuam problemet. Jetojmë në një botë të komplikuar, në varësi të ndërsjellë ku gjithçka lidhet me njëra-tjetrën.

Ashtu siç nuk mund të trajtohet pandemia vetëm si problem shëndetësor, por edhe si problem socialekonomik dhe ekologjik, kështu edhe ndotja e natyrës nuk është vetëm problem ekologjik por edhe problem shëndetësor.

Shëndeti individual i njeriut lidhet me shëndetin kolektiv të shoqërisë, e cila, përsëri, varet nga shëndeti i mjedisit jetësor.

Kriza ekologjike ndikon mbi shëndetin e njerëzve. Ta marrim si shembull ndotjen e ajrit. Sipas raportit të OSHB-së për vitin 216, ndotja e ajrit është një nga rreziqet më të mëdha ekologjike që reflektohet mbi shëndetin. Para pandemisë, në vit për shkak të ndotjes së ajrit në botë kanë ndërruar jetë rreth tri milionë njerëz, përkatësisht një në nëntë raste vdekjeje në botë ka qenë për shkak të cilësisë së keqe të ajrit. Kurse, ajri që e marrin qytetarët maqedonas, kurse sidomos për banorët e qendrave urbane, është midis më të ndoturve në Evropë. Ky problem ekologjik shkakton shumë sëmundje, dëmtime të funksioneve të mushkërive, astmë, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive (SKOM), çrregullime kardiovaskulare dhe vdekshmëri të parakohshme. Sipas Bankës Botërore te ne, rreth 1.600 njerëz vdesin para kohe për shkak të ajrit të ndotur i cili është vrasës i heshtur.

Na nevojitet vetëdije ekologjike dhe ndërgjegjësim që të mund t’i shohim të gjitha dimensionet e jetës – dimensionin fizik, biologjik, psikologjik, shoqëror, kulturor dhe shpirtëror.

Është i domosdoshëm bashkëpunim edhe më i ngushtë i sektorit shëndetësor dhe ekologjik që të mbrohet dhe përparimi i shëndetit njerëzor. Shëndeti publik është shkencë dhe shkathtësi për parandalim të sëmundjeve, vazhdim të jetës dhe promovim të shëndetit nëpërmjet përpjekjeve të organizuara të shoqërisë. Shëndeti publik nuk fokusohet vetëm në çrrënjosjen e sëmundjeve por edhe në arritjen e mirëqenies. Kjo nënkupton qasje interdisiplinore. Sepse, shëndeti ka natyrë shumëdimensionale, shëndetësia publike duhet të ketë qasje interdisiplinore, që përfshin gjithsesi edhe aspektin ekologjik. Kërcënimet ekologjike me përkufizim janë edhe kërcënime për shëndetin e njerëzve. Kurse shëndeti nuk është vetëm fizik, por edhe psikik.

Në periudhën e kaluar, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërmori shumë politika dhe aktivitete në këtë fushë, dhe mbështeti shumë iniciativa për ngritjen e vetëdijes për mjedisin jetësor. Prej tyre në këtë eveniment do të veçoj vetëm dy. Ai propozoi që të fillohet me miratimin e strategjisë shtetërore mbipartiake për lehtësim të efekteve negative të ndryshimeve klimatike. Para pothuajse një viti ai konvokoi seancën e Këshillit të Sigurimit ku për herë të parë është diskutuar për ndotjen e ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Besoj se duhet të vazhdojë me politikat të cilat do të jenë të dobishme dhe për shëndetin e shoqërisë dhe shëndetin e njerëzve. Duhet të fokusohemi te personaliteti i tërësishëm, te njeriu, të punojmë me njerëzit dhe për njerëzit. Ndryshimi fillon nga vetë ne. Të kujtojmë se jemi njerëz, se i përkasim njëri-tjetrit dhe jemi të drejtuar drejt njëri-tjetrit. Me këtë mendim, në fund, ju uroj tribunë të suksesshme.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit