Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit në diskutimin në panel me rastin e Ditës së sëmundjeve të rralla

29 Shkurt 2024 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit Elizabeta Gjorgievska mori pjesë dhe mbajti fjalim në diskutimin në panel kushtuar Ditës së sëmundjeve të rralla të organizuar nga Aleanca nacionale e sëmundjeve të rralla në Maqedoni – ANSRM.

Duke theksuar se mundësia që të flasim mbi problematikën e sëmundjeve të rralla, nënkupton të trajtojmë luftën e përditshme, shqetësimet, problemet psikosociale me të cilat përballen pacientët me sëmundje të rralla, por edhe familjet e tyre, të dashurit e tyre, bashkëshortja e Presidentit tha se kjo bashkësi e jona e vogël trime sillet me dinjitet me të gjitha sfidat shëndetësore që i shkaktojnë sëmundjet e rralla, por edhe rrethanat e tjera të cilat janë gjithashtu domethënëse.

“Domethënë, përveç mjekimit përkatës, përkatësisht ndihmës shëndetësore, janë të rëndësishme edhe efektet sociale, pranimi nga mjedisi, gjendja psikike etj.  Është e rëndësishme që përveç përkujesit dhe kujdesit të domosdoshëm shëndetësor që në vetvete janë të komplikuara dhe me implikime të mëdha financiare, si bashkësi, si shoqëri, është e domosdoshme të ofrojmë edhe mbështetje psikike, të ofrojmë ngrohtësi, kujdes dhe dashuri”, theksoi znj. Gjorgievska.

Znj. Gjorgievska theksoi se beson se pikërisht evenimentet si ky i sotshmi duhet të shkaktojnë para së gjithash sensibilizim të opinionit më të gjerë.  Ajo shti se solidariteti, empatia janë pjesë e qenies njerëzore dhe e natyrës njerëzore dhe nuk duhet t’i t’i shtypim dhe margjinalizojmë, por përkundrazi duhet t’i zhvillojmë dhe të punojmë me vetëdije për to, sidomos te më të rinjtë.

“Do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi që edhe njëherë t’u shpreh vlerësimin për guximin tuaj, por edhe të bëj thirrje që të punojmë në heqjen e të gjitha pengesave në procesin e trajtimit, ndihmës, socializimit të bashkëqytetarëve tanë me sëmundje të rralla dhe përfshirjen e tyre të plotë në jetën sociale, kulturore, politike dhe ekonomike”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.

Në këtë eveniment foli edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, ku në panel ishin të pranishëm përfaqësues të shoqatave të pacientëve me sëmundje të rralla, pacientë dhe familjarë, mjekë, anëtarë të Komisionit për Sëmundjet e Rralla, përfaqësues të disa ministrive të resorit dhe përfaqësues nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Pjesëmarrësit në  këtë panel diskutuan mbi situatën aktuale të personave me sëmundje të rralla dhe familjeve të tyre, nevojat për zgjidhje sistematike nëpërmjet miratimit të një Strategjie për sëmundjet e rralla me një planveprimi për veprim në fushën e shëndetësisë, punës dhe politikës sociale dhe arsimit, si  dhe buxhet për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të planifikuara.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....