Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit në evenimentin “Ruajtja he përparimi i shëndetit mendor në kushte krize dhe në kushte paqeje”

9 Korrik 2021 | Kumtesat

Sot bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot mbajti fjalim në evenimentin “Ruajtja dhe përparimi i shëndetit mental në kushte krize dhe në kushte paqeje” me organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë eveniment është prezantuar modeli sistematik për dhënien e ndihmës së parë psikologjike në kushte krize dhe në kushte paqeje me qëllim që të përparojnë aktivitetet për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët dhe institucionet në shtet.

Duke folur mbi pasojat e pandemisë me kovid-19, bashkëshortja e Presidentit theksoi se distanca sociale, humbja e anëtarëve të familjes, dëmet ekonomike dhe, në përgjithësi, pasiguria për të ardhme personale dhe atë kolektive, i zmadhoi në mënyrë drastike problemet me shëndetin mendor te njerëzit në shumicën e shteteve në botë, kurse në shtetin tonë institucionet e shumta shëndetësore e kanë vërejtur tashmë nevojën e zmadhuar për mbështetje psikosociale të qytetarëve maqedonas.

Gjorgievska theksoi se si vullnetare e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë karantinës, së bashku me psikologë dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq, çdo të enjte u janë përgjigjur nëpërmjet linjës telefonike SOS për të ndihmuar, kategorive të ndryshme vulnerabile, ku kanë telefonuar të moshuar dhe persona të pafuqishëm të cilët kanë pasur nevojë për mbështetje psikosociale, që të ballafaqohen më lehtë me stresin e shkaktuar nga gjendja aktuale.

“Për mua, kjo ka qenë një përvojë e vyeshme vullnetare sepse mund të bisedoja me bashkëqytetarët tanë dhe të përpiqem t’i ndihmoj. Me angazhimin tim personal dua të inkurajoj sa më shumë njerëz humanë të jenë vullnetarë për një shoqëri solidare maqedonase. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ndonjëherë fjala e vërtetë e shqiptuar në kohë të vërtetë mund t’ia shpëtojë jetën dikujt”, tha Gjorgievska.
Duke e shprehur mbështetjen e vet për iniciativën e Kryqit të Kuq që nëpërmjet hapjes së Qendrës për ndihmë të parë psikike dhe psikosociale po rritet në model sistemi për dhënien e ndihmës së parë psikike në kushte krize dhe paqeje, Gjorgievska shprehu shpresën se ky projekt i Kryqit të Kuq do të ndihmojë në tejkalimin e stigmatizimit social në shoqërinë maqedonase për shkak të kërkimit të ndihmës psikike dhe kështu do të ndihmojë në ballafaqimin me efektet negative të pandemisë.

Në këtë eveniment mbajtën fjalim edhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin dhe këshilltari në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Dushan Tomshiq.

Në Qendrën për ndihmën e parë psikike dhe punë psikosociale që hapet në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zbatohen aktivitetet të qëndrueshme për ndërtimin e kapaciteteve qytetare dhe nacionale për sigurim të ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetjes psikosociale.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit