Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit në Festivalin ndërkombëtar të letërsisë dhe ilustrimit për fëmijë “Litera”

15 Tetor 2020 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, znj. Elizabeta Gjorgievska dje në mbrëmje mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen e edicionit të dytë të Festivalit ndërkombëtar për letërsi dhe ilustrime për fëmijë “Litera” në suazat e të cilit është hapur ekspozita me ilustrime e doajenit të pikturës maqedonase, Dimitar Kondovski.

Organizator i evenimentit i cili u mbajt në Galerinë Nacionale, objekti “Malla stanica” është Qendra për Komunikim Vizual “Efektiva”.

Në hapjen e këtij festivali kishin fjalime edhe Sofija Semenpeeva Trajanovska nga Qendra për Komunikim Vizual “Efektiva” dhe Dita Starova Qerimi, drejtoresha e Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat folën për vlerat e qëndrueshme të Kondovskit, por edhe mbi rëndësinë e festivalit për kulturën e tërësishme në vendin tonë.

Gjatë evenimenti është organizuar punëtori për fëmijë të moshave të ndryshme ku u njohën me veprat e Kondovskit dhe krijuan tregime të veta të inspiruar nga veprat e kolosit të ilustrimit maqedonas.

Në fjalimin e vet për të pranishmit, znj. Gjorgievska theksoi se tregimet e formojnë fantazinë tonë, por edhe bërthamat tonë jetësore të vlerave, kurse me krijimin e tyre dhe shkëmbimin e tyre secili prej nesh e krijon botën e vet personale, e formon rrugën e vet të jetës në varësi nga matrica tregimtare e rrëfimit.

Në vijim e japim tekstin e integruar të fjalimit të znj. Elizabeta Gjorgievska

Të dashur mike dhe miq,

të nderuar të ftuar,

Këtë mbrëmje e përjetoj si festë ku festohen dy gjëra kryesore të cilat nga zanafilla e përcaktojnë ekzistencën njerëzore: fjalën dhe figurën.

Thelbësore për njeriun është rrëfimi, shkëmbimi i përvojave, situatave, veprimeve dhe rrëfimeve njerëzore. Njeriu prej kohësh ka ditur dhe ka dashur të shënojë, memorizojë, arkivojë, konstruktojë, formësojë jetën nëpërmjet rrëfimit, sepse përvoja e rrëfyer, rrëfimi është ajo që mbetet përgjithmonë. Ekzistojnë forma të ndryshme të gjalla të cilat mbijetojnë me mijëra vjet. Por, rrëfimet, e shënuara nga historia e letërsisë mbijetojnë përgjithmonë, kurse ne jemi dëshmitarë të mbishkrimeve asiriane-babilonase, që janë deri më sot.

Të gjithë, që nga fëmijëria e hershme kemi shijuar se nuk ekziston asgjë më e madhërishme se të humbasin në labirintet tregimtare të cilat na i ofron letërsia dhe prej andej të thithim njohurinë dhe urtësinë për atë që ka pasur vlerë, në të kaluarën, kurse si përvojë mund ta nxitë jetën tonë në të tashmen. Nëpërmjet gjërave të rrëfyera, nëpër shekuj deri në kohën moderne, përcaktohet dhe njihet kjo botë me të gjitha virtytet dhe të metat e saj, kurse fjala fisnike që i përcjell të vërtetat për karakteristikat e ndryshme të jetës është mjeti më i fuqishëm në tregimin e të gjitha gëzimeve, hidhërimeve, sfidave dhe betejave të cilat i kemi dhe të cilat na presin pas çdo qosheje të jetës.

Rrëfimet e formojnë fantazinë tonë, por edhe bërthamat tonë jetësore të vlerave. Duke i krijuar dhe shkëmbyer rrëfimet ne bëhemi pjesëmarrës në ndërtimin e një bote e cila do të jetë më e mirë ose, jo aq e mirë, në varësi nga rrëfimi që do të përzgjedhim që të jetë matrica jonë e rëndësishme rrëfyese. Ne, me përvojat tona, me rrëfimet tona e ndërtojmë shtëpinë tonë, jetën tonë, bashkësinë tonë.

Por siç na tregon edhe ekspozita e sotshme e ilustrimeve të njërit prej artistëve tanë më të rëndësishëm, Dimitar Kondovski, kurse edhe siç thuhet në misionin e këtij festivali, fjala, e cila është në thelbin e rrëfimit, krijon figura të fuqishme dhe të forta, të cilat janë të barabarta me një gjuhë të re, e cila e mbindërton dhe e pasuron atë që vetë fjala nuk mund ta thotë dhe ta shënojë deri në fund. Duke e parë gjuhën magjike, surreale, ilustruese të Kondovskit, mund të shihet se me gëzim dhe sinqeritet fëmije, të fshehur në urtësinë dhe në talentin e mahnitshëm të njeriut të rritur i është afruar sfidës letrare-ilustruese. Kjo është përgjegjësi e madhe për këdo që përpiqet të hyjë në fantazinë fëmijërore. Kolosi ynë Kondovksi, ia del me ilustrimet e veta t’i zgjerojë kufijtë e krijuar të formës dhe temës letrare, kurse kështu të hapë hapësira të reja dhe ta zhvendosë horizontin e fantazisë kognitive të ofruar si përvojë e fjalës. Ato janë udhërrëfyese e cila na e shpjegon jetën në mënyrë të tillë që ai të mbahet mend. Ato janë ajo që na formëson edhe neve vetë.

Çdo rrëfim fillon me aktin e imagjinatës. Prandaj, është e rëndësishme të mbështetet dhe nxitet rrëfimi nëpërmjet fjalëve dhe figurave. Fjalët krijojnë figura, figurat nxitin fjalët. Në kohën kur fjala po zhvlerësohet gjithnjë dhe më shumë dhe po e humbet rëndësinë e vet, ekziston rrezik edhe figurat të ngrijnë dhe të humbasin. Kurse jeta pa figura është në të vërtetë vetëm hije.

Kam nderin që sot ta kem atë privilegj të jem pjesë e këtij akti me të cilin kremtohen në të njëjtën kohë partneriteti i pandashëm i fjalës dhe pasqyrimi i saj në imazh dhe në ilustrim, kurse kam nderin e veçantë që këtë udhëtim të rëndësishëm letrar-ilustrues do ta njohim nëpërmjet botëve fantastike shqisore të Dimitar Kondovskit, i cili e pasuron vlerën e re të thesarit letrar.

Gëzim shtesë më jep edhe fakti se nëpërmjet realizimit të dëshirës prej shumë dekadash të Kondovskit për realizim të ekspozitës për fëmijë, prandaj e përgëzoj “Literan”, u ktheva në fëmijëri dhe Ju falënderoj që më rikujtuat Zoki Pokin, Alisën në botën e çudirave, Kasollen e xhaxhi Tomit, Ciganin e bardhë dhe shumë libra të tjerë të cilët mbeten brenda meje si pjesë e kohërave të mrekullueshme, kurse Juve miq të dashur Ju falënderoj për vëmendjen.

Ju faleminderit.

 

 

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....