Masat e vendosura gjatë pandemisë së kovid-19, për shkak të të cilave kishte distancë sociale dhe fizike, risocializimi postkovid ishin problem për një numër të madh të rinjsh, kriza aktuale financiare, është, gjithashtu, problem për të rinjtë dhe për shkak të tyre të rinjtë po ballafaqohen me një numër të madh faktorësh triger të cilët mund të çojnë në shkatërrimin e shëndetit të tyre mental, kurse nuk mund të anashkalohet edhe fenomeni i ri – ndikimi, trysnia e rrjeteve sociale – theksoi znj. Elizabeta Gjorgievska e cila sot mori pjesë dhe foli në hapjen e Zyrës për shëndetin metal në Fakultetin Filozofik në Shkup.
“Edhe në këto gjashtëmbëdhjetë ditë aktivizmi në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore, do të përmend se të rinjtë çdo ditë përballohen edhe me dhunën e bashkëmoshatarëve edhe me dhunën gjinore, me varësinë ekonomike e cila sërish ndikon mbi shëndetin mental”, tha zonja Gjorgievska, duke shtuar se konsideron se e gjithë kjo duhet trajtuar, targetuar dhe ballafaquar, sepse të rinjtë shumë rrallë flasin për të, e fshehin në vetvete dhe një gjendje beninje mund të kalojë shumë lehtë vijën e hollë dhe të kalojë në një çrregullim të rëndë mental dhe me pasoja serioze.
Sipas znj. Gjorgievska, qendrat si Qendra për Mbështetjen e Kryqit të Kuq dhe Zyra për Mbështetje mentale që hapet sot në Fakultetin Filozofik, si dhe të gjitha institucionet që kujdesen për shëndetin mental, së bashku me gjithë kuadrin e tyre, psikologët, psikiatrit, pedagogët, punonjësit socialë, personat që punojnë me rehabilitim, njerëzit që punojnë me njerëz me zhvillim atipik, duhet të marrin pjesë dhe të kontribuojnë bashkërisht në trajtimin e problemeve mentale të të rinjve.
Në këtë eveniment mbajtën fjalim folën Ratko Duev, dekani i Fakultetit Filozofik, Mirjana Jovanovska Stojanovska, kryetare e Odës së Psikologëve, Viktorija Postolovska, Avokati i Popullit i studentëve dhe Luka Paviçeviq, kryetar i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme.
Në Zyrën e shëndetit mental, studentët e diplomuar të Fakultetit Filozofik të cilët kanë licencë për kryerjen e veprimtarisë psikologjike do të punojnë me gjimnazistë dhe studentë për përparimin e shëndetit të tyre mental, kurse të njëjtën veprimtari me fëmijë dhe të rinj që janë pa shtetësi, të ikurit dhe migrantët, do ta kryejnë studentët e vitit të katërt të Degës së psikologjisë, punës sociale dhe edukimit special.