Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit në konferencën “Barazia gjinore në vendin e punës”

2 Tetor 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë dhe mbajti fjalim në konferencën “Barazia gjinore në vendin e punës” e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Rroga të Barabarta.

Duke folur për rëndësinë e përforcimit të sigurisë ekonomike të grave në Maqedoninë e Veriut, bashkëshortja e Presidentit theksoi se qëllimi është të adresohen shkaqet për pabarazinë ende të madhe në vendin e punës, dallimin në rroga midis grave dhe burrave dhe diskriminimin që ekziston ende në disa mjedise pune.

“Por të jemi edhe pak pozitivë, këtu jemi edhe që t’i inkurajojmë me shembuj të suksesshëm për barazinë gjinore gjatë punësimit. Midis nesh janë përfaqësuesit e kompanive të cilat do të dëshmojmë mbi efektet dhe përvojat pozitive nga përforcimi ekonomik i grave, jo vetëm në industritë tradicionale, por edhe në sektorin e ri, digjital”, theksoi znj. Gjorgievska.

Konferenca është organizuar nga Aleanca mbi barazinë gjinore në vendin e punës – GEA, me mbështetje të projektit “Aktivitet për përforcimin e ekosistemit afarist”, financuar nga USAID-i, kurse zbatohet nga Konsalting për zhvillim strategjik (KZHS).

Në konferencë morën pjesë folës nga kompanitë vendase dhe ndërkombëtare, organizata dhe institucione zhvillimore të cilat diskutuan mbi trendet e reja në sipërmarrjen e grave, programet për përforcimin e grave, si dhe promovimin e mundësive për rrjetëzim dhe shkëmbim të përvojave dhe praktikave.

Konferenca ka për qëllim ta përforcojë sigurinë ekonomike të grave nëpërmjet nxitjes së diskutimit profesional të kompanive dhe opinionit mbi shkaqet për pabarazinë ende të lartë në vendin e punës dhe ajo e mbështet statusin e barabartë të grave në punë dhe në shoqëri nëpërmjet shkëmbimit të praktikave të mira dhe prezantimin e kompanive që janë modele.

Në vijim është teksti i fjalimit të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska.

E nderuar ministrja Trençevska,

Të nderuar organizatorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare,  Zonja dhe zotërinj, miq,

Tashmë me dekada me radhë, që nga hyrja në fuqi e Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, kurse më vonë, në shumë dokumente, karta, debate të tjera është përcaktuar, dhe është më se e qartë, se barazia gjinore, përveç se është e drejta themelore e njeriut, është me rëndësi thelbësore për ndërtimin e shoqërive ku nxitet në mënyrë të barabartë potenciali njerëzor, kurse kështu edhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Të gjitha çështjet për zhvillimin njerëzor dhe të drejtat e njeriut kanë dimensione gjinore. Prandaj është me rëndësi të jashtëzakonshme, në çdo rast, secili në kontekstin profesional, politik dhe intim ku veprojmë, zëshëm dhe me fokus të qartë të flasë për fushat me prioritet të cilat janë fondamentale për barazinë e grave dhe të cilat mund ta hapin përparimin e shoqërive dhe kulturave të ndryshme.

Diskriminimi në bazë të gjinisë është i ndaluar sipas marrëveshjeve për të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe Paktin  Ndërkombëtar për të Drejtat Qytetare dhe Politike dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore të cilët sipas nenit të tyre të përbashkët nr. 3 i sigurojnë të drejtat e barazisë midis burrave dhe grave.

Pikërisht për këtë arsye lufta për barazi në vendin e punës është edhe më e rëndësishme dhe nëpërmjet saj duhet të sigurohet hapësira profesionale për barazinë e grave. Sepse jemi dëshmitarë se ka ende diskriminim dhe çekuilibër për sa i përket të drejtës për rroga të barabarta – dhe kjo do të thotë se kemi ende procese dhe angazhime avokuese përpara nesh për vendosjen e plotë të barazisë gjinore, siç rregullohet ligjërisht nga Deklarata e të Drejtave të Njeriut. Si rrjedhim, është edhe më e madhe rëndësia e këtij takimi, që organizohet me rastin e 18 Shtatorit – Ditës Ndërkombëtare për Rroga të Barabarta.

“Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta.” Kjo është fjalia e parë në nenin e parë të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, që është miratuar para 75 vjetësh. Në artikulimin dhe argumentimin e prioriteteve dhe përmbajtjes të këtij dokumenti për emancipimin e njerëzimit, kanë marrë pjesë shumë gra brilante, impresive, nga Eleonor Ruzvelt në cilësinë e kryesuesit me Komitetin, nëpërmjet delegateve të cilat u bashkuan kundër stereotipave dhe luftuan për formulimi të cilat do ta reflektojnë barazinë midis burrave dhe grave, Por, me qëllim imperativi për “barazinë” të mos mbetet një shkresë floskulare në letër, por të zbatohet në të gjitha marrëdhëniet shoqërore dhe ndërkombëtare, ato kanë insistuar në faktin se nga dinjiteti i barabartë njerëzor del edhe dinjiteti i barabartë në punën e njeriut. Kur masë për këtë barazi në punë është rroga. Pikërisht prandaj në nenin 23 të Deklaratës Universale thuhet se “Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë”. Dhe shohim se nuk e kemi arritur ende këtë qëllim, duhet të punojmë ende.

Lëshimi nga ky parim çon në shkeljen e asaj që shkruhet në të gjithë Deklaratën. Domethënë, nëse gratë nuk marrin rrogë të barabartë për punë të barabartë, do të thotë se ato nuk kanë të njëjtin dinjitet njerëzor si burrat, që në fakt është mohim dhe anulim i postulatit themelor të të drejtave të njeriut. Prandaj, çështja e “rrogës së barabartë për punë të barabartë” ka jo vetëm një dimension ekonomik, por edhe moral e etik, pasi prek thellë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e patjetërsueshme të njeriut.

Të dashur të pranishëm,

Faktet tregojnë se edhe 75 vjet pas miratimit të Deklaratës, hendeku gjinor në rroga ekziston ende, duke përfshirë edhe në vendin tonë. Pavarësisht se gratë marrin arsim cilësor, gratë ende ballafaqohen me diskriminim gjinor jo vetëm në punësim, por edhe në avancimin në karrierë dhe aq më tepër në vlerësimin e drejtë të mundit të tyre. Ironia është se efektet nuk i ndjejnë vetëm gratë, por edhe e gjithë ekonomia maqedonase. Pabarazia margjinalizon dhe demotivon gratë, duke e privuar ekonominë nga potenciali i tyre krijues.

Prandaj jemi sot këtu, për të avokuar për forcimin e sigurisë ekonomike të grave. Qëllimi ynë është të adresojmë shkaqet e pabarazisë ende të lartë në vendin e punës, hendekun e rrogave midis grave dhe burrave dhe diskriminimin që ekziston ende në disa mjedise pune. Por le të jemi edhe pak pozitivë, ne jemi këtu që të inkurajohemi me shembuj të suksesshëm të ekuilibrit gjinor në punësim. Midis nesh janë përfaqësues të kompanive që do të dëshmojnë për efektet dhe përvojat pozitive të fuqizimit ekonomik të grave, jo vetëm në industritë tradicionale, por edhe në sektorin e ri, digjital.

Jam e bindur se kjo konferencë do t’i ndihmojë kreatorët e politikave dhe vendimmarrësit të njohin dhe korrigjojnë dobësitë sistematike, kurse bashkësia e biznesit të arrijë ekuilibrin gjinor. Pres që të largohemi nga këtu me ide praktike për të mbështetur sipërmarrjen e grave. Duke luftuar kundër pabarazisë, ne po luftojmë për një shoqëri maqedonase më të drejtë me mundësi të barabarta për përparim. Kështu do të kontribuojmë edhe në arritjen e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm.

Në fund do të dëshiroja t’ju falënderoj për ftesën që të marr sot pjesë dhe për vëmendjen dhe t’ju uroj konferencë të suksesshme.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit