Fjalimi i përbashkët në konferencën për shtyp me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel

24 Janar 2020 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dje kishte takim me kryeatrin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishil i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski në konferencën e përbashkët për shtyp iu falënderua kryeatrit të Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, sepse që në fillim të mandatit të tij, publikisht ka shprehur përkrahjen publike për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut, kurse takimi i tij na bind se në të kemi mbështetës të fuqishëm për zgjerimin e BE-së.

Në vazhdim tekstin integral të fjalimit.

 

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

I nderuar Sharl Mishel, kryetar i Këshillit të Evropës,

Kam kënaqësinë të jem nikoqir i vizitës suaj të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Njëkohësisht,  Ju përgëzoj për marrjen e funksionit kryetar i Këshillit të Evropës dhe Ju uroj sukses në punën tuaj me shumë përgjegjësi në vitet që pasojnë. Shpresoj se do të kemi bashkëpunim të mirë edhe në kohën e mandatit tuaj, do të kemi progres pozitiv në integrimin tonë evropian.

Sot kishim mundësinë të bisedojmë për  periudhën e rëndësishme që vijon në procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian.

Shfrytëzoj këtë rast t’ju falënderohem sepse që në fillim të mandatit tuaj, Ju publikisht  treguat përkrahjen për fillimin e negociatave për anëtarësim, kurse vizita Juaj na bënë të besojmë se Ju jeni përkrahës i fuqishëm i zgjerimit të BE-së.

Tetorin e kaluar, përskaj pristhmërive tona të larta të bazuara në deklarata e qarta dhe premtimet nga institucionet e BE-së dhe numri i madh  i vendeve anëtare, morëm lajme  jo të mira, për integrimin tonë evropian.

Mirëpo, anëtarësim në BE, pa asnjë rezervë është qëllimi ynë themelor strategjik dhe vazhdojmë të punojmë në realizimin e tij.

Shpresoj se shumë shpejt, që në mars të këtij viti, do të miratohet metodologjia e re për udhëheqjen e negociatave para aderimit dhe shumë shpejt do kemi lajme pozitive për integrimin tonë evropian. Shpresojmë që me metodologjinë e re, procesi  i negociatave të anëtarësimit do të fuqizohet politikisht, por edhe në raport të besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë.  Siç e theksova  edhe në takimin tonë, ne jemi të përgatitur të pranojmë metodologjinë e re, sepse kjo është në interesin tonë, procesi të jetë i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Procesi i anëtarësimit në Union të jetë i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

Siç theksova, anëtarësimi në bashkimin Evropian është qëllim strategjik i shtetit tonë, thuajse tri dekada, i përkrahur me konsensus të gjerë kombëtar, si dhe me  përkrahje të madhe të qytetarëve.

Prandaj, nga të gjithë politikanët, të cilët jemi në krye të institucioneve shtetërore, por edhe prej atyre të opozitës, pritshmëria është të vazhdojnë me punën e agjendës reformuese të vendit, ashtu sikurse punonim në zgjidhjen e çështjeve me fqinjët dhe avancimin e fqinjësisë së mirë.

Nevojitet përkushtim i plotë dhe zbatim i reformave kyçe, si dhe organizim demokratik, zgjedhje të lira dhe demokratike.

I nderuar z. Mishel,

Intergimi evropian nuk është i rëndësishëm vetëm për Maqedoninë e Veriut. Procesi i anëtarësimit në BE u dëshmua si mekanizëm i rëndësishëm për përforcimin e satbilietit, demokratizimit  dhe prosperitetit ekonomik për vendet të cilët iu bashkëngjitet Unioni.

Shumë shpejt do të bëhemi anëtare e plotë e NATO-s, ku do të rrumbullakojmë njërin nga qëllimet tona strategjike, për të cilat punojmë me dekada të tëra. Shpresoj se kjo pranverë do të sjellë lajme pozitive edhe për qëllimin  tonë të dytë strategjik- anëtarësimin në BE.

Ju faleminderit!

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...