Fjalimi i Presidentit Pendarovski me Odën tregtare dhe industriale Anterverpen – Vasland

22 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Mbretërinë e Belgjikës, sot mbajti fjalim në Odën tregtare dhe industriale Anterverpen-Vasland (VOKA), ku u mbajt prezantimi i potencialeve ekonomike dhe i mundësive investuese në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Pendarovski theksoi se Belgjika është partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i Maqedonisë së veriut dhe është një nga shtetet e para që i ka parë mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut.

“Momentalisht, gjendemi në mes të të a.q. procesit të skriningut, kurse paralelisht me të po ndërmarrim edhe angazhime reformuese serioze, kompatibile me legjislacionin e BE-së, të cilat presim të ndikojnë pozitivisht mbi klimën e përgjithshme të biznesit”, tha Presidenti Pendarovski duke nënvizuar se midis dy vendeve ekziston kornizë solide juridike-dakorduese, rrjetë e vendosur e kontakteve midis bizneseve dhe institucione përkatëse, linjë avioni midis Shkupit dhe Brukselit dhe se në Belgjikë jeton dhe punon një diasporë e madhe maqedonase, e cila mund të jetë kyçe për përmirësimin e njerëzve në të dy vendet.”

Në kontekst të rrethanave të reja të ndodhura për shkak të invazionit rus mbi Ukrainën, Presidenti theksoi se nuk ekziston vend, i cili më shumë apo më pak, nuk është ekonomikisht i rrezikuar dhe i cili mund të ballafaqohet vetë me të gjitha sfidat.

“Si rrjedhim, vendet të cilat shkëmbejnë vlera të përbashkëta demokratike nuk kanë alternativë më të mirë sesa përforcimin e lidhjeve ekonomike, sepse dobi nga kjo nuk kanë vetëm pronarët por edhe qytetarët tanë të cilat i gëzojnë drejtpërdrejt efektet e bashkëpunimit të tillë”, rekomandoi Presidenti në fjalim.

Ai tha se çdo rrëfim i suksesshëm afarist, si ajo e Van Hollit, i përforcon mandej marrëdhëniet midis dy vendeve, që në kushtet të destabilitetit ndërkombëtar është më shumë se e nevojshme.

Në këtë prezantim mbajtën fjalim edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtori i Drejtorisë së ZTZHI-së Jovan Despotovski, kryetari i VOKA-s, Andreas Pfefer, si dhe Filip Van Holl dhe Hilde de Sadeler nga kompanitë “Van Holl” dhe “Nju Vekama” të cilat i shkëmbyen përvojat dhe mesazhet e tyre nga puna në Maqedoninë e Veriut.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....