Fjalimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, në suazat e programit të UNESKO

22 Mars 2021 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski si patron i festimit të 100-vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit nëpërmjet video-mesazhit mbajti fjalim në shënimin e këtij jubileu të madh, që u mbajt në selinë e UNESKO-s në Paris. Në suazat e këtij evenimenti festohet edhe Dita Botërore e Poezisë  – 21 Marsi.

Ekziston një fortesë intime te secili prej nesh që i hap të gjitha pyetjet të cilat i mbartim në vete si gëzim, peshë apo hidhërim. Një derë pak e hapur nëpër të cilët spikasin të gjitha dilemat e ekzistencës. Ajo është fjala. Ajo është kuptimi i shndërruar në poezi që arrin t’i zhvendosë horizontet e tundimeve jetësore të cilat lidhen gjithmonë me lirinë.

Bllazhe Koneski është kuintesencë e gjuhës poetike në spektrin e të cilës janë vendosur mençuria dhe sfidat e ekzistencës. Koneski e shpjegon  në mënyrë subtile gramatikën e jetës, duke krijuar armaturë mbi të cilën mbështetet jo vetëm vazhdimësia e kulturës sonë nacionale, por edhe ka kontributin e vet edhe mbi trashëgiminë botërore poetike dhe shpirtërore.

Poezia e Koneskit është reflektim i thellë dhe i qartë – dhe kur bëhet fjalë për shtigjet intime të njeriut, por edhe kur bëhet fjalë për ndryshimet shoqërore dhe, në përgjithësi, për të gjitha humnerat e jetës. Dhe si poet dhe si gjuhëtar insistonte të jetë vazhdimisht lexues dhe interpretues i përkushtuar dhe kritik i botës. Bllazhe Koneski është poet i cili lufton kundër diktaturës së njëkuptimshmërisë dhe pikërisht për këtë është poet i demokracisë ose siç thotë edhe vetë “intelektuali i vërtetë duhet të veprojë në mjedisin e vet si individ që tërheq përpara…, të ketë ndjenjë për dimensionin historik dhe për aktualitetin bashkëkohës, kurse sidomos të përpiqet për humanizmin.”

I urtë në fjalë, por i fuqishëm në kuptim, në këto kohë të zhurmshme, qetësia në poezinë e tij flet, artikulon dhe argumenton në mënyrë fisnike. Në veprimtarinë e tij të tërësishme krijuese janë vendosur e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë, por trashëgimia e tij, në të vërtet, u përket të gjithë atyre që e kanë të qartë si ndërtohen një botë bashkëkohore, e emancipuar dhe kozmopolite.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....