Fjalimi i Presidentit Pendarovski në debatin nacional për reforma zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

4 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në debatin nacional për reforma zgjedhore në Maqedoninë e Veriut që u mbajt me organizim nga Instituti për politika evropiane – Shkup.

Të nderuar të pranishëm,

E pranova me kënaqësi ftesën e Institutit për politikë evropiane që të flas në këtë debat kushtuar reformave në procesin zgjedhor.

Reformat zgjedhore janë një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme që e përcakton zhvillimin demokratik dhe ambientit në çdo shtet në botë. Në këtë kuptim, përvoja jonë nacionale në tri dekadat e fundit të zgjedhjeve pluraliste është e ndryshme. Zgjedhjet parlamentare shumëpartiake në vitin 1990 ishin përvoja jonë e parë demokratike. Shumë veta kanë harruar, ta rikujtojmë atë statistikë. Në ato zgjedhje morën pjesë 18 parti dhe 43 kandidatë të pavarur, kurse janë zgjedhur 11 parti dhe tre deputetë të pavarur. Më të rriturit mbajnë mend se atëherë në Kuvend për herë të parë dëgjuam mendime, qëndrime dhe propozime të ndryshme të cilat vinin nga platforma të ndryshme politike partiake që padyshim ishin vlerë e shtuar e demokracisë sonë parlamentare. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha dallimet politike dhe ideologjike midis tyre, deputetët në atë përbërje arritën me shumicë enorme të bashkohen rreth interesave strategjike shtetërore, për shembull, për referendumin për pavarësinë maqedonase, për Kushtetutën e parë të shtetit të pavarur, për ligjet sistematike, pavarësinë monetare dhe orientimin euroatlantik të shtetit.

Për fat të keq, nëpër vite dhe me modifikimin e modeleve zgjedhore, nga ato të shumicës, së pari nëpërmjet modelit të kombinuar në vitin 1998, pa deri në modelin e pastër proporcional me gjashtë njësi zgjedhore të vitit 2002,  u zvogëlua pluralizmi dhe sipas numrave dhe sipas përmbajtjes, të jemi realë. Partitë më të vogla ose bashkoheshin në dy-tre koalicione parazgjedhore ose, së bashku me kandidatët e pavarur humbën nga skena politike maqedonase sepse nuk mund të arrinin as të a.q. prag zgjedhor. Çështje e cila kërkon analizë serioze politike është nëse pluralizmi më i madh në vitet e hershme të 1990 nënkuptonte edhe polarizim më të vogël politik midis subjekteve politike dhe midis qytetarëve, dhe anasjelltas, por përshtypja e parë është pikërisht e tillë.

Kritikuesit e modelit tonë aktual zgjedhor theksojnë se efektet negative të tij janë centralizimi i zmadhuar i fuqisë në partitë politike që e ngushton hapësirën për demokraci të brendshme politike dhe si rrjedhim kjo nënkupton përgjegjësi më të vogël për udhëheqjet, si dhe zhvillim të klientelizmit politik midis anëtarëve dhe votuesve të një subjekti konkret politik. Edhe pse është e qartë se deficiti i tillë demokratik nuk mund të jetë rezultat vetëm i modelit zgjedhor, megjithatë, specifikat e tij kanë ndikimin e vet në mbijetesën e këtyre dukurive negative në kontekstin tonë politik-shoqëror.

Të nderuar,

Qëndrimi im vite me radhë është se në afat të gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë shtet më demokratik nëse më shumë subjekte politike do të jenë pjesë e një parlamenti më të shumëllojshëm. Kjo do të nënkuptojë se shumë qytetarë do të përfaqësohen nga reprezentët e vet në shtëpinë ligjvënëse, kurse në fund të fundit kjo do të kontribuojë jo vetëm në zmadhimin e përgjegjësisë së partive ndaj votuesve, por edhe për kthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet.

Që në fillim të mandatit tim e mbështeta iniciativën e disa subjekteve politike për reforma të modelit aktual zgjedhor. Në përgjithësi, mbështetja ime ishte për krijimin e një modeli proporcional zgjedhor me lista të hapura (këtë e theksoj qëllimisht), si dhe zvogëlim të njësive zgjedhore në të gjithë territorin e shtetit. Në atë rast u bëra thirrja partive politike të pushtetit dhe të opozitës ta shqyrtojnë mundësinë për reformë zgjedhore dhe me konsensus politik të arrijnë marrëveshje për model zgjedhor proporcional me lista të hapura, ku qytetarët do të kenë mundësi jo vetëm të zgjedhin partitë politike, por të zgjedhin edhe kandidatët, përkatësisht, personat. Përndryshe, sipas meje, një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për demokratizimin e mëtejshëm të vendit – listat e hapura të kandidatëve për deputetë, në të gjitha debatet e deritanishme mbi këtë temë janë shtypur padrejtësisht në plan të dytë në raport me çështjen për numrin e njësive zgjedhore.

Personalisht konsideroj se zvogëlimi i numrit të njësive zgjedhore me prag mosekzistues apo minimal zgjedhor, si dhe listat e hapura, kanë potencial së pri ta pasurojnë debatin parlamentar dhe të kontribuojnë në ndarjet midis qytetarëve. Gjithashtu, besoj se kjo do të kontribuojë në zmadhimin e kulturës demokratike politike dhe në angazhimin më të madh të qytetarëve në procesin politik, nga i cili, për fat të keq, ata abstenojnë gjithnjë dhe më shumë me kalimin e viteve. Përndryshe, një nga karakteristikat e çdo shoqërie të lirë dhe demokratike është pikërisht aftësia që në mënyrë konstruktive, nëpërmjet institucioneve, të ballafaqohet me dallimet dhe mospajtimet të cilat ekzistojnë në mënyrë të natyrshme midis nesh. Ndërsa institucione kryesor për debate të tilla është dhoma më e lartë e demokracisë – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fund, më lejoni t’u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në debatin e sotshëm dhe të të gjitha debatet e ardhshme mbi këtë temë, kurse, sidomos atyre të cilët në të ardhmen do të vendosin për ndryshime në modelin zgjedhor. Domethënë gjatë shqyrtimit të opsioneve të mundshme të udhëhiqen, para së gjithash, nga interesi publik dhe e ardhmja më e mirë për të gjithë qytetarët tanë, kurse më pak nga interesat partiake apo personale. Sepse në demokracitë e pjekura, askush nuk është përjetë në pushtet.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....