Presidenti Stevo Pendarovski nëpërmjet video-mesazhit mbajti fjalim në evenimentin onlajn të dhënies së Çmimit Botëror për Humanizëm për vitin 2021, filozofit të shquar nga Bosnja dhe Hercegovina, akademikut Abdullah Sharçeviq.
Çmimi Botëror për Humanizëm është mirënjohje të cilën Akademia e Ohrit për Humanizëm ua jep personaliteteve të shquara nga fusha e kulturës, artit, letërsisë dhe jetës shoqërore. Këtë vit kjo mirënjohje jepet për të 15 herë.
Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.
Të nderuar anëtarë të Akademisë së Ohrit për Humanizëm,
I nderuar akademik Abdullak Sharçeviq,
Të dashur miq,
Ju faleminderit për mundësi dhe nderin që t’ju drejtohem me rastin e dhënies së Çmimit Botëror për Humanizëm të cilën këtë vit për herë të 15 e jep Akademia e Ohrit për Humanizëm. Dhënia e sivjetshme e çmimit, pikërisht në festën e madhe të krishterë Shfaqja e Perëndisë – Bekimi i Ujit, ka simbolikë dhe rëndësi të veçantë për ne. Kjo simbolikë përforcohet edhe me faktin se sot mbushen 30 vjet nga themelimi i Akademisë së Ohrit për Humanizëm.
Nëpër tri dekadat e veta, me qëllim të shpallur qartë, shpërhapje të vlerave humane nëpër meridianët botërorë, Akademia e Ohrit, në kontekstin bashkëkohor, në të vërtetë e mbështet veprën e Shën. Klimentit të Ohrit dhe të Shkollës së tij Letrare të Ohrit që është e shquar në mbarë botën.
Jashtë çdo dyshimi është se midis shumicës së aktiviteteve të Akademisë vend veçanërisht të rëndësishëm ka dhënia e Çmimit Botëror për Humanizëm. Çmimi që është vendosur në vitin 2007 u jepet çdo vit personaliteteve të shquara nga fusha e kulturës, artit, letërsisë dhe jetës shoqërore, por, para së gjithash, humanistëve të përkushtuar. Në listën e gjatë të emrave të shquar të laureatëve, këtë vit u vendos edhe emri i akademikut nga Bosnja dhe Hercegovina, zotëria i nderuar, Abdullah Sharçeviq, padyshim një nga filozofët më të shquar në rajonin tonë, i njohur dhe i pranuar përtej kufijve të tij.
I veçantë, edhe për ne kuriozitet i rëndësishëm është e dhëna se akademiku Sharçeviq fillimet e karrierës së vet shkencore i ka pasur në Fakultetin Filozofik në Shkup, në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar. Shpresoj se edhe pas marrjes së kësaj mirënjohjeje prestigjioze, kontaktet profesionale dhe personale të cilat profesor Sharçeviqi i ka ndërtuar prej kohësh me Republikën e Maqedonisë së Veriut vetëm do të intensifikohen më shumë.
Të nderuar,
Akademiku Georgi Stardellov i cili, për fat të keq, vetëm para disa ditësh na la, duke kaluar në përjetësinë e kujtesës njerëzore, duke lënë gjurmë të përjetshme në kulturën maqedonase dhe mendimin shoqëror, për fituesin e sivjetshëm të Çmimit Botëror për Humanizëm, ka shkruar: “vepra e tij filozofike na jap një diagnozë të guximshme dhe me të vërtetë gjithëpërfshirëse të kohës sonë dhe në të: të qytetërimit tonë, të historisë sonë, të shoqërisë sonë ku mbijetojmë; një analizë gjithëpërfshirëse se çfarë ndodh me njeriun sot në shekullin e 21, në shekullin e tjetërsimit të tij nga gjithçka njerëzore dhe humane”.
Me pandeminë e cila i rrezikoi jetën dhe shëndetin tona, na ndryshoi jeta e përditshme, ndërsa ajo e ndryshoi krejtësisht pamjen e të gjithë njerëzimit, për fat të keq, vetëm se u zmadhua edhe më shumë tjetërsimi njerëzor, duke na bërë të lëndueshëm, të vetmuar dhe të mbyllur në vetvete. Domethënë në kohë të tilla na nevojitet sidomos humanizmi, solidariteti dhe respekti i përbashkët. Të dalim fitimtarë mbi kovid-19 dhe ta kthejmë përditshmërinë normale, por edhe ta afirmojmë dhe aktualizojmë përsëri kulturën dhe spiritualizmin. Shkurtimisht, t’ia kthejmë humanizmin njerëzimit.
Të nderuar miq,
Shpresoj se së shpejti do të mund të mblidhemi të gjithë në Ohrin e lashtë dhe të komunikojmë drejtpërdrejt si dikur.
Akademisë së Ohrit për Humanizëm ia uroj jubileun, akademikut Abdullah Sharçeviq ia uroj çmimin dhe i dëshiroj që të vijë së më shpejt për vizitë në vendin tonë, më saktë në vendin e tij dhe tonë, të përbashkët.
Në fund të fjalimit tim të shkurtër, më lejoni t’ju uroj të gjithëve shëndet të mirë dhe gëzim në vitin 2021.
Të dashur miq,
Ju faleminderit për vëmendjen.