Fjalimi i Presidentit Pendarovski në edicionin e 42 të festivalit “Vëllezërit Manaki”

16 Shtator 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë, në sheshin e IN Enti dhe muzeu Manastir, mori pjesë dhe mbajti fjalim në Edicionin e 42-të të Festivalit të kamerës së filmit “Vëllezërit Manaki”.

Si mbështetës i këtij manifestimi të rëndësishëm, Presidenti Pendarovski theksoi se falë këtij festivali, Manastiri dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë të pranishëm në hartat botërore filmike dhe janë destinacion i dëshiruar për kinematografët dhe punonjësit e tjerë të filmit nga të gjithë meridianët botërorë.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar organizatorë të Festivali “Vëllezërit Manaki”,

Të nderuar laureatë,

Të nderuar miq dhe të ftuar,

Është e qartë se jetojmë në një kohë stuhi që i kanë ngadalësuar, madje edhe i kanë ngrirë jetët tona, ku pamjet nga modelet e ndryshme të komunikimit, në një nivel simbolik por edhe faktik, ndaluan së lëvizuri.

Jemi dëshmitarë të ndalimit të narracioneve tona të brendshme dhe të përbashkëta si mundësi për një jetë më të mirë. Kurse një gjendje e tillë nuk është karakteristike për njeriun përkundrazi, ajo i krijon boshllëqe të cilat mbushen me vështirëso. Madje edhe më shumë, në dëshirën për t’iu kthyer dinamikës së jetës, në  “pamjet tona të lëvizshme” arti filmik sidomos në këto kohë pandemie, është ekzistencë e cila çon drejt varianteve të ndërprera emocionale njerëzore të jetës. Siç ka thënë në një rast Tarkovski: “Qëllimi i cili i është dhënë artit filmik nuk është, siç supozohet shpesh, të shërbejë vetëm si shembull i pëlqyeshëm për argëtim. Qëllimi i artit filmik, dhe i artit në përgjithësi, është ta përgatitë individin për t’u ballafaquar me të gjitha tundimet, madje edhe me vdekjen, ta trazojë dhe shqetësojë shpirtin e tij, duke i dhënë mundësi t’i kthehet të mirës dhe fisnikes, që kanë humbur diku përgjatë rrugës së jetës.

Të nderuar,

Kam nderin të jem mbështetës i festivalit të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” një nga evenimentet më të rëndësishme kulturore në vendin tonë, padyshim i rëndësishëm edhe në nivel ndërkombëtar. Domethënë, dedikuar kinematografëve, festivali mund të lëvdohet me origjinalitetin, historinë e pasur dhe dashurinë e pastër për artin e shtatë – sepse u dedikohet pikërisht pamjeve, gjuhës vizuale të jetës.

Falë këtij festivali, Manastiri dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë të pranishëm në hartat botërore filmike dhe janë destinacion i dëshiruar për kinematografët dhe punonjësit e tjerë të filmit nga të gjithë meridianët botërorë.

Vitin e kaluar, mungonin projeksionet e filmave, salla e kinemasë e mbushur plot dhe emocionin që e sjell ky festival, i cili është festë e veçantë për qytetin e Manastirit si qytet nikoqir, por edhe për të gjithë shtetin.

Mungonin mysafirët të shëtisin në Shirok sokak dhe t’i zbulojnë sekretet e Qytetit të Konsujve të cilin e kanë përjetësuar në filmat e tyre xhiruesit e parë të Ballkanit, Janaki dhe Milton Manaki.

Këtë vit edhe pse si edhe e gjithë bota po luftojmë ende ma pandeminë, kemi një festival në formën e tij të plotë, për të cilin i përshëndes sinqerisht organizatorët, të gjithë mbështetësit dhe adhuruesit e festivalit dhe gjithsesi miqve të dashur që erdhën në Manastir.

Edicioni i 42-të i Festivalit “Vëllezërit Manaki” duhet të dëshmojë se festivali është gjallë, vital dhe mbijeton edhe përkrah gjithçkaje, siç duhet edhe në çdo segment të jetës të vazhdojmë edhe mandej me optimizëm dhe shpresë dhe përkrah të gjitha vështirësive dhe problemeve të cilat na bëjnë presion çdo ditë.

Të dashur miq,

Më lejoni të përsëris edhe diçka që e kam thënë vitin e kaluar. Pikërisht ditët e kaluara në karantinë, në izolim, në shtëpitë tona, na rikujtuan se sa të domosdoshme janë pamjet e lëvizshme në jetën tonë. Gjithashtu na shtynë të shohim dallimin midis ekraneve të vogla dhe magjisë së ekranit të madh. Të shpresojmë se jetët tona do të kthehen në normale, do të ketë gjithnjë e më pak kufizime, kurse gjithnjë dhe më shumë mundësi për gëzime në jetë dhe për shoqërim me artin.

Ju uroj shëndet të mirë dhe ju dëshiroj sukses në edicionin e 42-të të Festivalit “Vëllezërit Manaki”, i cili jam i bindur se do të sjellë realizime të larta filmike dhe estetikë artistike.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....