Fjalimi i Presidentit Pendarovski në hapjen solemne të edicionit të 62-të të “Verës së Ohrit”

13 Korrik 2022 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë mbajti fjalim në hapjen solemne të edicionit të 62-të të festivalit ndërkombëtar “Vera e Ohrit”, që tradicionalisht mbahet me mbështetje nga Presidenti i shtetit.

Miq të dashur, adhurues të artit,

Mirëmbrëma

Një shprehje e njohur e Franc Kafkës e përshkruan dilemën e madhe njerëzore mbi ekzistencën e vet, e cila thotë: “Të gjitha artet i shërbejnë artit më të madh – artit të jetesës në Tokë”.

Për fat të keq, jemi dëshmitarë se në erën e zhvillimit informatik-teknologjik dhe shkencor, pa precedent, në vend që njerëzit të jenë më të sigurt dhe më të lumtur, jetesa në shumë vende në botë po shndërrohet në luftë për pushtet, dominim mbi të tjerët dhe obsesion për anën materialen.

Jemi dëshmitarë të konflikteve luftarake, kërcënimeve shëndetësore globale, mosrespektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, shkeljes së dinjitetit, zhvendosjeve tektonike të vlerave dhe humbjes së kompasit të moralit.

Më tragjikja është se po bëhemi imunë ndaj vuajtjes së të tjerëve dhe të dhimbjes së të tjerëve, kurse dhembshuria dhe solidariteti po humbasin nga jetët tona si relikte të një kohe të kaluar. Nga arti i të jetuarit sot arritëm tek arti i mbijetesës.

Parashtrohet pyetja se si u gjend qytetërimi njerëzor në një gjendje të tillë pa rrugëdalje edhe përkrah të gjitha mësimeve të errëta historike dhe përkrah katastrofave të përjetuara. Megjithatë është më e rëndësishme pyetja dhe përgjigja e saj: Çfarë mund ta harmonizojë dhe fisnikërojë përsëri jetën, ta kthejë rëndësinë e etikës, ta aktualizojë humanizmin? Përgjigjen e dinë të gjitha atë të cilët, të paktën një herë kanë qenë pjesë e këtij manifestimi, nga kjo apo ajo anë e skenës. Kush tjetër nëse jo artistët dhe çfarë tjetër përveç kreativitetit, shpirtërores dhe të bukurës. Ose siç thotë Andre Breton, “përqafimi poetik apo artistik, si edhe trupor, deri sa zgjat, pengon çfarëdo aspekt të mjerimit në botë”.

Prandaj, të jemi gjithmonë me artin, kuptohet, jo si ikje nga jeta, por, përkundrazi, si mjet i fuqishëm i cili do të na mundësojë artin e jetës.

Të nderuar,

Falë manifestimit kulturor më me renome te ne – festivali “Vera e Ohrit” më shumë se gjashtë dekada jemi dëshmitarë të interpretimeve të jashtëzakonshme të artistëve të njohur dhe të shquar në nivel ndërkombëtar.

Me rëndësi të veçantë është fakti që në programin “Vera e Ohrit” marrin pjesë artistë të shquar maqedonas, si të muzikës edhe të teatrit, krijimet e të cilëve i njeh shumë mirë edhe publiku vendas edhe ai botëror.

Në fund, pas dy vjetësh, në të cilët pandemi e pamundësoi atmosferën e vërtetë të festivalit dhe ndikoi mbi programin e festivalit, “Vera e Ohrit” me ofertën e evenimenteve muzikore dhe skenike po rikthehet me dinjitet, ashtu siç i shkon.

I falënderojmë artistët që i japin kuptim ekzistencës sonë. Le të shijojmë artin, fisniken dhe të bukurën. Me këtë mendim më lejoni të shpall të hapur edicionin e 62-të të Festivalit “Vera e Ohrit”.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....