Fjalimi i Presidentit Pendarovski në hapjen solemne të “Verës së Ohrit”

4 Gusht 2020 | Fjalimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen solemne në 60-vjetorin jubilar të “Verës së Ohrit”, në Teatrin Antik në Ohër. Festivali ndërkombëtar me renome mbahet tradicionalisht nën patronazhin e Presidentit të shtetit.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të  Presidentit Pendarovski.

Të nderuar miq, mirëmbrëma

Poeti dhe gjuhëtari maqedonas, Koneski, në një nga shkrimet e tij thotë: “Deri ku e kam shpërhapur dashurinë time, deri aty është atdheu im…” Festivali “Vera e Ohrit” dëshmon se atdheu ynë dhe i të gjithë të tjerëve mund të jetë e gjithë bota, nëse besojmë në art dhe kulturë.

Këtë vit festivali ynë feston gjashtë dekada. Vite ku artistë të lartë maqedonas, evropianë dhe botërorë na nderuan me performancën e vet të përkryer, këtu në Ohër. Dhe prej këndej e kanë promovuar kulturën maqedonase dhe, në përgjithësi, vlerat e popullit dhe shtetit tonë. Kjo arritje është meritë e punonjësve në kulturë dhe mbështetësve të kulturës të cilët me mundin dhe përkushtimin e vet e vendosën vetveten në misionin e këtij festivali.

Këtë vit jubileu i madh është vënë në hije nga sfida globale me të cilën po ballafaqohemi. Për shkak të pandemisë midis nesh dolën mure të shumta të padukshme të distancës sociale dhe izolimit. Në muajt kaluar, shumë veta të shqetësuar pyesnin se si do të duket arti dhe kultura në botë ku virusi, kovid-19 është dominues?

Historia dëshmon se në kohë krize kultura nuk vdes, përkundrazi, lind në forma të ndryshme për mbijetesë të mëtejshme. Disa prej veprave më të mëdha artistike janë krijuar pikërisht gjatë traumave të mëdha personale dhe të përbashkëta të cilat e çlirojnë kreativitetin. Në vend që të zhduken, shumë iniciativa dhe forma artistike dhe kulturore përjetuan rilindje digjitale. Të mbyllur në shtëpitë e veta, shumë prej nesh i admironin artistët, të cilët performonin në sheshet e zbrazëta dhe në sallat e zbrazëta me qëllim që ta na nxitin që të qëndrojmë.

Por, në kohën e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, artistët janë edhe zëri kritik që na nxit të reflektojmë se mbi cilat vlera duhet të ndërtojmë një botë të përbashkët më të mirë dhe më të drejtë. E gjithë kjo është për shkak të së vërtetës se edhe në kohët e gëzimit edhe në kohët e vuajtes, njeriu i ka parë dhe reflektuar, por edhe i ka ndryshuar narracionet shoqërore dhe politike pikërisht nëpërmjet kulturës dhe artit.

Të organizohet “Vera e Ohrit” në kushtet e kovid-19 nuk është aspak e lehtë, por është absolutisht e domosdoshme. Prej 60 vjetësh ky manifestim është model për arritje të larta estetike në nivel ndërkombëtar. Njëkohësisht, ky është festivali i individëve kreativë të cilët ballafaqohen me tendencat destruktive. Kuptohet se sprovat e tilla të bashkimeve artistike dhe politikës mund të na mësojnë se si krijohen bërthama të lira, të hapura, emancipuese, dinamike që e vërtetojnë bukurinë e dallimeve.

Të nderuar miq,  

Është e domosdoshme ta ruajmë nivelin dhe cilësinë që e mbart në vetvete Festivali “Vera e Ohrit”. Aq sa na nevojitet kultura në kohë të qeta, aq më tepër është e domosdoshme në kohë krize. Është imperativ të investojmë në kulturë dhe art, që edhe në dekadat e tjera, prej këtu, prej Ohrit, artistët të vazhdojnë të marrin pjesë në ndërtimin e një bote e cila do të jetë fisnike dhe e drejtë.

Me këtë mendim, më lejoni ta shpall të hapur Festivalin “Vera e Ohrit”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....