Fjalimi i presidentit Pendarovski në konferencën “Aksioni klimatik: Të parandalohet dhe të shërohet”

21 Nëntor 2019 | Kumtesat, Takimet

Të nderuar qytetarë,

përfaqësues të mediumeve,

ekselenca tuajat

të nderuar të pranishëm,

Do të doja t’ju falënderoj për ftesën që t’ju drejtohem në këtë ngjarje, në suaza të përkrahjes që e dhashë në fushatë për mjedis më të mirë të jetës – “Mos injoro! Reago!”.

Dua të përshëndes idenë për mirëmbajtjen e kësaj konference në të cilën do të diskutohet për rreziqet ekzistuese në këtë sferë dhe për vendimet për zbutjen e pasojave negative të ndryshimeve klimatike.

Vite me radhë jemi dëshmitarë të trendeve të dukshme negative në këtë fushë dhe për këtë arsye duhet të veprojmë urgjentisht dhe në vazhdimësi. Ndryshimet klimatike nuk janë proces që na pret në të ardhmen, por është realitet i sotëm, që ndikon mbi cilësinë tonë të jetës, shëndetin, proceset ekonomike, mbi infrastrukturën.

Ne politikanët, ashtu si edhe udhëheqësit në institucione, ekspertët, edukatorët dhe biznesmenët kemi detyrim, secili në kuadër të kompetencave të veta, në mënyrë aktive të punojmë me qëllim që të krijojmë mjedis më të shëndoshë për jetë.

Në javën e kaluar u takova me përfaqësues të dhjetëra organizatave qytetare dhe nisma të cilët m’u drejtuan për të ndërmarrë masa për ruajtje të mjedisin jetësor. Atë që ua premtova atyre do ta përsëris edhe sot. Si president do të bëj gjithçka që është brenda kompetencave të mia, por edhe publikisht do të kërkoj angazhim më të madh në disa sektorë relevantë në shoqërinë tonë me qëllim të zbutjes së efekteve negative që i ndiejmë të gjithë ne.

Në këtë drejtim dua të informoj se, edhe pse ishte në fazë përfundimtare, para se ta nënshkruaja e ktheva në procedurë Strategjinë e Mbrojtjes, që ta plotësojmë me një pjesë të veçantë masash dhe aktivitetesh për siguri ekologjike.

Gjithashtu, në seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit, që do të mbahet në mes të dhjetorit, mbrojtja e mjedisit jetësor do të jetë vënë, për herë të parë në histori, si pikë e rendit të ditës, e në atë seancë do të jenë të ftuar të marrin pjesë përfaqësues të organizatave qytetare që do të kenë mundësi që drejtpërdrejt me anëtarët e Këshillit të bisedojnë për këtë temë të rëndësishme dhe të propozojnë masa për ruajtje të mjedisit jetësor dhe dalja mbanë me ndotjen.

Me këtë rast dua të theksoj se e përkrah angazhimin e sektorit qytetar që të kemi buxhet më të madh për ruajtje të mjedisit jetësor me qëllim që t’i afrohemi mesatares së vendeve-anëtare të BE-së. Jap përkrahje edhe për propozimin e krijimit të një fondi nacional për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Të nderuar,

Paralelisht me masat praktike të institucioneve dhe bizneseve, është e nevojshme të investojmë edhe në arsim. T’ua mundësojmë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të kenë arsimim të integruar ekologjik për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Duhet të përqendrohemi në zhvillimin dhe përkahjen e qasjeve inovative ekologjike, strategji zhvilluese dhe t’i përdorim tenologjitë e reja për veprim klimatik. Gjithashtu, konsideroj se ligjet dhe strategjitë për energjetikë për zhvillim të vazhdueshëm, për menaxhimin e mbeturinave, duhet të jenë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Natyra tashmë një periudhë të caktuar po na paralajmëron se nuk kemi edhe shumë kohë për ta mbrojtur planetin. Humbja drastike e biodiversitetit është një nga problemet kryesore ekologjike në botë dhe paraqet kërcënim serioz për ekosistemet e ndjeshme, ashtu si edhe mirëqenien njerëzore. Shteti ynë paraqet një nga pikat më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë, sipas numrit të endemiteve rajonale, nacionale e lokale. Liqeni i Ohrit, Liqeni I Prespës, kanjoni Matka, majat e larta malore të Sharrit në vete fshehin një numër të madh llojesh, që janë dëshmi të historisë së pasur natyrore të shtetit. Në anën tjetër, Maqedonia e Veriut ka përqindjen më të vogël të pjesëve të mbrojtura në rajon dhe në Evropë. Mali Sharr, Osogova e Jabllanica janë vetëm një pjesë e rajoneve që presin mbrojtje përfundimtare ligjore. Konsideroj se përmes zmadhimit të rrjetit të rajoneve të mbrojtura do të garantohet mbijetesa e shumë llojeve bimore e shtazore, ashtu si edhe të ekosistemeve tona të rralla. Bëj thirrje ta ruajmë pasurinë natyrore nacionale. Përmes mbrojtjes së rajoneve të rëndësishme natyrore dhe zvogëlimit të shkatërrimit fizik të natyrës në mënyrën më të mirë po luftojmë kundër humbjes së llojeve.

Të nderuar,

Të gjithë ne, përmes vetëkritikës dhe reagimit me kohë dhe të shpejtë, duhet të jemi këmbëngulës në angazhimin që të kemi mjedis jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm, duke ia dalë mbanë me pasojat e ndryshimeve klimatike. Si president do të angazhohem për politika për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe të biodiversitetit nacional, kurse do t’i përkrah të gjitha nismat qytetare që me të cilat nxitet ndërgjegjja publike për ekologjinë. Prej nesh varet se a do të jetojmë në mjedis jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm. Së këndejmi, ju ftoj të gjithëve të bashkohemi në këtë mision të përbashkët dhe t’u lëmë gjeneratave të ardhme vend më të pastër dhe më të sigurt për të jetuar.

Ju faleminderit!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...