Fjalimi i Presidentit Pendarovski në konferencën e CIVIL me rastin e 20 vjetorit të themelimit të shoqatës qytetare

29 Nëntor 2019 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në Konferencën e CIVIL-it me temë “Mes përpjekjeve dhe realitetit”, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të kësaj shoqate qytetare.

Presidenti Pendarovski shprehu pritshmëri që edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të ndërtojmë shtet demokratik, ku suksesi i njërit nuk do të jetë mbi shpatullat e suksesit të tjerëve dhe ku ligjet do të vlejnë për të gjithë- njësoj.

Në vazhdim është teksti integral i fjalimit.

Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të CIVIL-it,
Të nderuar të ftuarë, përfaqësues të mediave, të dashur miq,

Më 10 dhjetor të vitit 1948, para thuajse 71 vite, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën universale për të drejtat e njeriut, me çka u vërtetua se pranimi i dinjitetit dhe të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të njerëzimit janë bazat e lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë. Vetëm dy vite më vonë, 10 dhjetori u shpall Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Sot, thuajse nuk ekziston Kushtetutë në botë e cila, të paktën formalisht, në vete nuk i ka inkorporuar dispozitat e Deklaratës Universale, të cilat fatkeqësisht, jo çdoherë dhe jo gjithkund  zbatohen dhe respektohen. Nuk ka mënyrë më të mirë që të përgatitemi për shënimin e kësaj dite të rëndësishme ndërkombëtare, nga dhënia e respektit dhe mirënjohjes atyre individëve dhe organizatave që me vite, me dekada luftojnë për të drejtat dhe liritë e njeriut në Maqedoninë e Veriut.

Një nga shoqatat më aktive civile në këtë fushë është CIVIL- Qendra për Liri, thuajse 20 vite në mënyrë aktive promovon dhe mbron të drejtat dhe liritë e njeriut, angazhohet për paqe të qëndrueshme dhe pajtim civil në shoqërinë tonë.

CIVIL filloi të punojë në një kohë turbulente kur vendi jonë ballafaqohej me sfida të mëdha humanitare dhe të sigurisë. Por, nuk u fokusua vetëm aty, por tentoi të ofrojë zgjidhje edhe për problemet e reja, me të cilat ballafaqohej dhe ende ballafaqohet shoqëria jonë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Nga qindra aktivitete dhe projekte të suksesshme të CIVIL, unë do të veçoj vetëm disa, që sipas meje kanë rëndësi të veçantë.

E para, është Karta civile si reflektim i Deklaratës universale. Kjo Kartë detekton që pjesëmarrja e vërtetë apo reale e qytetareve dhe qytetarëve në formësimin e shoqërisë tonë është e domosdoshme për tejkalimin e sfidave më të mëdha, siç është varfëria, ekstremizmi i dhunshëm, pabarazia në rritje dhe ndryshimet klimatike. Karta është thirrje që aktivizmi civil ta marr vendin e vërtetë si kontroll joformal, por i domosdoshëm ndaj neve politikanëve dhe zyrtarëve që të punojmë për të mirën e përgjithshme.

Me këtë Kartë qytetare ku gjatë viteve u bënë pjesë shumë qytetarë me mendim të lirë dhe shoqata qytetare, vërtetohen të drejtat dhe liritë që na takojnë të gjithë neve, siç janë liria e tubimit dhe shoqërimit apo liria e shprehjes, sipas të cilës secili ka të drejtë t’i ndajë, t’i diskutojë dhe t’i promovojë qëndrimet dhe idetë e tij, t’i mbështes idetë e tjerëve apo të shpreh mospajtim.

Këto liri janë kyçe për aktivitetin e dytë të CIVIL për të cilin dua të flas dhe ka të bëjë me përpjekjet për liri në media. Në kushte të një errësire shumëvjeçare në media, CIVIL lansoi projektin “Objektivi civil” që kishte për synim përmes gazetarisë civile të kontribuojë drejt lirimit dhe dekontaminimit dhe hapësirës mediatike dhe inkurajimit të qytetareve dhe qytetarëve të ndërtojmë shoqëri të lirë.

Me objektivin civil,  Organizata CIVIL kontribuoi në përforcimin  e lirisë së shprehjes dhe edukimit mediatik. Me konferencat, tribunat, fushatat dhe publikimet e shumtë, ju bëni një punë shumë të vlefshme- e edukoni opinionin maqedonas dhe promovoni kulturën e dialogut.

Mediat e lira janë një nga parakushtet për demokraci të vërtetë. Dhe këtu vijë tek segmenti i tretë për të cilin do të doja të flas dhe ato janë zgjedhjet e lira demokratike. Tashmë 11 vite, nga viti 2008-të, CIVIL bën vëzhgimin e zgjedhjeve me metodologji të reja dhe efikase për monitorimin e edukimit civil për të drejtën e votës. Duke u angazhuar për demokraci dhe shtet juridik, ju në sistemin tuaj i inkorporoni standardet dhe kriteret progresive evropiane, që janë të rëndësishëm për integrimet evropiane.

Grupi i katër i projekteve adreson një temë sidomos aktuale dhe kjo është mbrojtja e mjedisit jetësor. Me vite të tëra jemi dëshmitarë të trendëve të dukshme negative në këtë fushë dhe për këtë duhet të veprojmë me urgjencë dhe në vazhdimësi. Ndotja dhe ndryshimet klimatike janë realiteti jonë sot, që ndikon ndaj cilësinë e jetës sonë, shëndetit, proceset ekonomike, ndaj infrastrukturës.

Para disa javëve u takova me përfaqësues të dhjetëra organizatave qytetare dhe nisma të cilët  kërkuan nga unë mbështetje në këtë drejtim. Si president, publikisht thërras për angazhim më të madh të disa organeve kompetente për zbutjen e efekteve negative të cilat të gjithë ne i ndjejmë. E di që CIVIL punon shumë në këtë fushë ndërsa një nga projektet më të fundit “Të gjelbrit po vijnë” ofron moment të ri në agjendën e gjelbër të Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar,
Duke ngritur vetëdijen për çështjet e ndryshme dhe problemet që jo çdoherë janë të dukshme në frontin politik, sektori civil ndihmon qytetarët për ta formësuar shoqërinë dhe me këtë drejtpërdrejtë kontribuon ndaj përpjekjeve tona për transformim të shtetit progresiv dhe me prosperitet.

Pres që edhe në periudhën që vijon do të vazhdojmë të ndërtojmë shtet demokratik ku suksesi i njërit nuk do të jetë në kurriz të suksesit të tjerëve dhe ku ligjet do të vlejnë për të gjithë- njëjtë, ku do të mbrohen të drejtat dhe liritë në vend të privilegjeve. Ndërsa në thelbin e angazhimit tonë të përbashkët për shoqëri të lirë dhe të drejtë të mbetet dinjiteti i njeriut dhe qytetarit.

Të nderuar miq,

Urime jubileun! Urime për qëndrueshmërinë dhe këmbënguljen tuaj për 20 vitet e shkuara. Edhe për 120 vitet e ardhshme të keni jetë dhe shëndet!

Ju faleminderit!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...