Fjalimi i Presidentit Pendarovski në konferencën “Strategjia për romët, vijimi dhe hapat e ardhshëm”

6 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën “Strategjia për Romët, vijimi dhe hapat e ardhshëm” që me mbështetjen e tij u mbajt në Shkup, kurse qëllimi është që nëpërmjet diskutimit të identifikohen përpjekjet dhe angazhimet e të gjithë faktorëve relevantë të cilët janë pjesë e zbatimit të Strategjisë për inkluzionin e romëve 2022-2023, për aktivitetet aktuale dhe hapat e ardhshëm të cilët synojnë realizimin e rezultateve të matshme dhe të dukshme për përparimin e të drejtave dhe cilësisë së jetesës së bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e vet, Presidenti Pendarovski theksoi se edhe pse në rajon Republika e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shtet i cili ka bërë përpjekjet më të mëdha për përparimin e gjendjes së romëve, megjithatë, përparimi modest në fushat me prioritet, midis të cilave është edhe arsimi, nuk duhet të na mbajë në zonën komforme, sepse me vite po zgjasin të njëjtat probleme.

“Pikërisht kjo është arsyeja pse që në fillim të mandatit tim thashë se e jap mbështetjen time të tërësishme për ndërtimin e një ambienti në të cilin të gjithë kreatorët e politikave, së bashku me qytetarët do të dëshmojnë proaktivitet për zgjidhjen e këtyre problemeve. Sot këtu janë të pranishëm pothuajse të gjithë faktorët relevantë në këtë mekanizëm të vendosur për bashkëpunim ndërkombëtar dhe obligimi ynë është të japim zgjidhje konkrete”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Në këtë eveniment mbajti fjalim edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadori Dejvid Gir, kurse u prezantua edhe Strategjia për romët 2022-2030, nga Instituti për hulumtim dhe analiza ROMALITIKO.

Në suazat e diskutimit të parë në panel “Strategjia për romët, vijimi dhe hapat e ardhshëm” mbajtën fjalë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministrja e Kulturës, Bisreka Kostadinovska-Stojçevska dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

Për intervenimin në temën anticiganizëm, fjalim kishte Mustafa Jakupov, përfaqësues i Qendrës së raportimit dhe informimit për anticiganizëm nga Gjermania.

Në diskutimin e dytë në panel “Si u përgjigjet kuadri institucional në shtet vijimit dhe hapave të ardhshëm të Strategjisë për inkluzion të romëve 2022-2030” fjalën e morën përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave joqeveritare, si edhe përfaqësuesi i Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar shkëlqesi,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve, organizatave ndërkombëtare, sektorit joqeveritar, mediave,

Të nderuar të pranishëm,

Që të nxitim zhvillim më të madh shoqëror dhe ekonomik, është e nevojshme që prioritetet tona strategjike t’i përfshijnë nevojat dhe kapacitetet e të gjithë qytetarëve, duke garantuar kushte të barabarta për zhvillim të çdo individi. Kjo do të mundësojë ndërtim të brezave të cilët do të qëndrojnë këtu dhe me mendjen e vet do të kontribuojnë për një cilësi më të mirë të jetës për të gjithë, në mënyrë të barabartë.

Përfshirja në familjen evropiane supozon krijimin e një shoqërie e cila është në vijë me vlerat e Bashkimit Evropian, kurse, ato janë, midis të tjerash, i dimë, demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i drejtësisë, ekonomia funksionale e tregut.

Bashkësia rome edhe nga perspektiva historike edhe nga kjo aktuale është pjesë e pandashme e mozaikut tonë shumëkulturor. Për fat të keq, kur flasim për romët tri dekadat e fundit, ne diskutojmë për problemet bazike të njerëzve – probleme me qasjen te uji i pijshëm, te energjia elektrike, infrastruktura përkatëse, arsimi cilësor dhe shërbimet shëndetësore, flasim për papunësinë e lartë dhe për qasjen e kufizuar në drejtësi. Gjendja shqetësuese në të cilën me dekada gjendet përqindja më e madhe e bashkësisë rome tregoi nevojën për miratim dhe zbatim të politikave të targetuara, me qëllim që të tejkalohet statusi i tillë. Të ballafaquar me të gjitha këto probleme, si shtet kemi vendosur mekanizma me qëllime të përcaktuara për përparim të pozitës së bashkësisë rome. Kemi miratuar dy strategji për inkluzion të romëve në vitin 2005 dhe në vitin 2016, kemi miratuar plane nacionale aksionale, kurse vitin e kaluar është miratuar edhe Strategjia e re për inkluzion të romëve 2022-2030.

Realisht, këta mekanizma dhanë rezultate modeste sepse ekzistojnë shumë mangësi në strukturë të cilat ndikojnë mbi jetën e përditshme, kulturore dhe sociale të bashkësisë rome. Raportet e Komisionit Evropian theksojnë rregullisht se planet nacionale aksionale nuk realizohen tërësisht prandaj është shënuar vetëm përparim i kufizuar. Ose Raporti më i ri vjetor i gjendjes me të drejtat e njeriut për vitin 2022 i Departamentit të Shtetit të SHBA-së që thekson se nuk mund të realizohen të drejtat e njeriut të romëve të cilët nuk janë evidentuar në librat amë të të lindurve. Mandej ekziston një sërë dobësish për shkak të përjashtimit të lagjeve rome nga planet e përgjithshme dhe planet e detajuara urbanistike të komunave. si sfida shfaqen edhe kalimi nga arsimi fillor në arsimin e mesëm, jetëgjatësia e shkurtër e romëve, norma e vdekshmërisë te foshnjat dhe qasja e kufizuar te shërbimet sociale dhe shëndetësore.

Për fat të keq, ende ekziston mostoleranca ndaj atyre që janë të ndryshëm nga shumica në sistemin arsimor, ku shfaqen shembuj të ndarjes në shkolla. Romët nuk kanë ende një institucion amë për promovim dhe për kultivim të kulturës së vet të pasur rome. Gruaja rome duron një diskriminim të shumëfishtë dhe ballafaqohet me barriera gjinore. Mungesa e librave shkollorë për lëndën zgjedhore “Gjuha dhe kultura rome” ua kufizon objektivisht të drejtën nxënësve romë që ta mësojnë këtë lëndë. Anticiganizmi, si rezultat i një procesi historik kompleks i dhunës, stigmës, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit çon në përjashtimin e bashkësisë etnike rome nga zhvillimet në shoqëri. Këto mangësi strukturore si një domino-efekt brezat prapa, që ndikon mbi prosperitetin e përgjithshëm të asaj bashkësie, por, edhe mbi prosperitetin e të gjithë shtetit.

Edhe pse në rajonin tonë Republika e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shtet i cili bën përpjekjet më të mëdha për përparimin e gjendjes së romëve, megjithatë, përparimi modest në fushat me prioritet, midis të cilave është edhe arsimi, nuk duhet të na mbajë në zonën komforme, sepse me vite po zgjasin të njëjtat probleme. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse që në fillim të mandatit tim thashë se e jap mbështetjen time të tërësishme për ndërtimin e një ambienti në të cilin të gjithë kreatorët e politikave, së bashku me qytetarët do të dëshmojnë proaktivitet për zgjidhjen e këtyre problemeve. Sot këtu janë të pranishëm pothuajse të gjithë faktorët relevantë në këtë mekanizëm të vendosur për bashkëpunim ndërkombëtar dhe obligimi ynë është të japim zgjidhje konkrete.

Të nderuar,

Nevojitet të ballafaqohemi me faktet dhe t’i rishqyrtojmë praktikat e deritanishme të cilat kanë dëshmuar një rezultat modest në përparimin e gjendjes në bashkësinë rome. Me rëndësi të jashtëzakonshme është vendosja e koordinimit funksional ndërinstitucional lidhur me qëllimet e Strategjisë për romët 2022-2030. Gjithashtu, më e rëndësishmja është vendosja e buxhetit për politikat për romët dhe të ekzistojë vullnet politik real dhe jo deklarativ që të arrijmë progres në përparimin e të drejtave të bashkësisë rome dhe të cilësisë së tyre të jetesës, kurse nëpërmjet këtij progresi edhe prosperitet të përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ne, politikanë, duke i ndjekur vlerat qytetare, kemi obligim të krijojmë shans të barabartë për prosperitetin e qytetarëve tanë. Kemi edhe shumë punë në këtë fushë dhe prandaj mbështetja ime për përparim të gjendjes së bashkësisë rome, mbetet. Me këtë rast, dëshiroj t’i falënderoj publikisht të gjitha palët e përfshira në krijimin e Strategjisë së re për inkluzionin e romëve 2022-2030.

Ju dëshiroj punë të suksesshme dhe qartësim të dilemave që të kemi një rrjedhë të orientuar dhe të fokusuar për realizim të suksesshëm të qëllimeve të Strategjisë së re për inkluzion të romëve 2022-2030.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....