Fjalimi i Presidentit Pendarovski në mbylljen e Festivalit të kulturës dhe aksionit feminist E PARA DHE VAJZË

24 Gusht 2020 | Fjalimet

Të nderuar,

E kam nderin që t’ju drejtohem sot në mbylljen e edicionit të tetë të Festivalit për kulturë dhe aksion feminist – E PARA DHE VAJZË. Është kënaqësia ime që, megjithatë, arrita të jem pjesë e këtij manifestimi i cili kontribuon vazhdimisht në promovimin e barazisë gjinore dhe të vlerave feministe në shoqërinë tonë e cila, për fat të keq, nuk ka traditë të praktikave kulturore dhe aktiviste të llojit të tillë.

Këta muaj po ballafaqohemi me një sfidë enorme, që të ballafaqohemi me krizën më të madhe shëndetësore në këtë shekull, e cila u reflektua seriozisht në të gjitha sferat shoqërore dhe e ndryshoi jetën tonë. Pandemia kontribuoi që të thellohen pabarazitë ekzistuese në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme dhe na dëshmoi sa është e rëndësishme të punohet në ndërtimin e një bote më të mirë të bashkësive ku barazia, kujdesi, respekti, solidariteti do të jenë parimet tona mbartëse, parime të cilat janë edhe në bazën e feminizmit dhe lëvizjeve për drejtësi gjinore dhe sociale.

Sot më vjen, veçanërisht, mirë që marr pjesë në një festival i cili është pjesë e skenës së pavarur kulturore te ne. Festival i cili ofron politika progresive kulturore dhe i vë në qendrën e veprimtarisë së vet vlerat feministe dhe barazinë gjinore, gratë dhe krijimin kulturor feminist dhe produksionin kulturor, si dhe e shqyrton nga ana kritike kontekstin tonë shoqëror, politikat dhe shpërndarjen e fuqisë në shoqëri.

Të nderuar,

Barazia gjinore është përpjekje e rëndësishme në mandatin dhe me veprimin tim dëshiroj të jap kontribut në përparimin e politikave gjinore në vend. Prania ime në këtë eveniment dua që të kuptohet si mbështetje për përkushtimin e organizatoreve dhe të gjitha punonjëseve dhe punonjësve në kulturë, aktivisteve dhe teoricieneve të cilat me vite me radhë japin kontribut në zhvillimin e skenës sonë të pavarur kulturore dhe e promovojnë krijimin feminist kulturor dhe artistik.

Është e pakontestueshme si shoqëri duhet të bëjmë edhe shumë që të përparojë barazia gjinore në sferën kulturore, kuptohet, dhe në segmentet e tjera. Por, jam i bindur se evenimentet e tilla kulturore ndihmojnë në rikrijimin e koncepteve ekzistuese, për krijim të ideve, vizioneve dhe hapësirave të reja për veprim. Çdo aktivitet i tillë na çon drejt ndryshimeve pozitive , drejt shoqërisë më të mirë, drejt përparimit të barazisë gjinore dhe pasurimit të produksionit kulturor në vend dhe në rajon.

Në fund, meqenëse jam i informuar mbi përmbajtjet dhe evenimentet të cilat i organizuat ditët e kaluara, dëshiroj t’Ju përgëzoj edhe për një edicion fenomenal të festivali E para dhe vajzë.

Le të zgjasë!
Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....