Fjalimi i presidentit Pendarovski në panel- diskutimin me temë “Të drejtat e komuniteteve më të vogla në vendin tonë”

10 Dhjetor 2019 | Fjalimet

I nderuar drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve,
I nderuar zëvendëskryetari i Qeverisë,
Të nderuar ministra të Qeveris;,
Të nderuar ekselenca,
Zonja dhe zotërinj,
Miq të dashur,

Faleminderit për mundësinë të drejtohem në panelin e diskutimit për “Të drejtat e komuniteteve më të vogla në vendin tonë”. Simbolika e këtij paneli pikërisht më 10 dhjetor- Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut është e madhe dhe gjithashtu na obligon që seriozisht t’i qasemi temës për të cilën sot debatojmë.

I pamohueshëm është fakti që në raport me të drejtat e komuniteteve në dy dekadat e fundit vendi jonë ka përparuar shumë. Kjo ishte si rezultat i vullnetit politik, vendimeve ligjore, pjekurisë demokratike në vend, zbatimit të standardeve evropiane, por edhe ecurisë së natyrshme e bashkëjetesës së mirë tradicionale, respektimin e ndërsjellë dhe kuptimin mes qytetarëve tanë.

Por, duhet të jemi objektiv dhe të themi që, sikur në shumë fusha tjera, mungon respektimi dhe zbatimi i përpiktë i rregullores ligjore. Pretekstet që më shpesh i dëgjojmë kanë të bëjnë me mungesën e mjeteve financiare, por nga ajo që të gjithë mund ta shohim, me të vërtetë nuk bëhet fjalë për shuma të larta të parave, sidomos fushë kaq të rëndësishme. Dua qartë të porosis që shteti patjetër duhet të kushtojë vëmendje dhe, para se gjithashtu, resurse për zbatimin e të drejtave të komuniteteve. Nuk guxojmë të bëjmë kompromise dhe improvizime kur bëhet fjalë për të drejtën e arsimit në gjuhën amë, për ruajtjen e kulturës dhe traditës së të gjitha komuniteteve më të vogla.

Më pas, besoj që është kyçe është përfaqësimi i drejtë në institucione. Nuk dua të tingëllojë sikur nuk është bërë asgjë deri më tani në këtë fushë, sepse janë bërë shumë gjëra, por dua të nxis që në mënyrë të përpiktë dhe deri në fund të zbatohet përfaqësimi i drejtë në administratë dhe të vlejë njësoj për të gjitha komunitetet etnike.

Të nderuar,

Zyrtarizmi i ardhshëm i anëtarësisë tonë me të drejta të plota në NATO si dhe procesi i aderimit në Bashkimin Evropian, duhet të jenë motiv shtesë për përforcimin e kohezionit në shoqërinë tonë. Ne nuk kemi alternativë tjetër përveç ndërtimit të një shoqërie për të gjithë, ku do të gjithë do të kenë mundësi të barabartë për prosperitet. Këtë nuk duhet ta bëjmë për qëllime politike apo marketingu apo për shkak se dikush tjetër e kërkon prej nesh, por për shkak se është nevojë reale e qytetarëve tanë për zhvillimin e tyre personal, por edhe për zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi. Ne jemi vend i vogël dhe të gjithë qytetarët e ndajnë fatin e njëjtë. Nëse fqinjët tanë, të afërmit tanë nuk janë të lumtur, nuk mund të jemi edhe ne të lumtur.

Në këtë drejtim, jam i bindur që përgjegjësia e pjesëtarëve të komuniteteve më të mëdha është kyçe për respektimin e të drejtave dhe nevojave të pjesëtarëve të komuniteteve më të vogla. Pikërisht Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve është institucioni që ka për qëllim dhe detyrë të mundësoj integrim më të madh për pjesëtarët e komuniteteve, si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të gjitha sferat e jetës shoqërore, kështu duke u kujdesur që t’i ruajmë specifikat e tyre etnike dhe kulturore. Shpresoj që një dekadë pas formimit të saj, Agjencia për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, më në fund, në aspektin stafit do të përmbushet dhe do ta ketë buxhetin përkatës për realizimin e plotë dhe të pa penguar të synimeve, për çka edhe është themeluar. Drejt këtij synimit duhet të kontribuojë edhe Propozim ligji i ri për të drejtat e komuniteteve që janë më pak se 20% nga popullata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që për momentin është në procedurë parlamentare. Praktikisht me këtë ligj, Agjencia do të ketë instrumentet dhe kapacitet për t’i realizuar kompetencat e saja në drejtim të ndjekjes, mbrojtjes dhe mbikëqyrjes në zbatimin e ligjeve që i rregullojnë të drejtat e pjesëtarëve të komuniteteve që janë më pak se 20% nga popullata e shtetit.

Miq të dashur,

Më lejoni në këtë rast ta ndaj qëndrimin tim edhe për nismën për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për festa, sipas të cilave propozohet zbatimi i dhjetë festave të reja për komunitetet që në Preambulën e Kushtetutës janë shkruar “të tjerët”. Ndoshta këto komunitete për nga kuantiteti janë pak, por kontributi i çdo pjesëtari të tyre për përparimin e shoqërisë tonë është cilësor njësoj si kontributi i pjesëtarëve të komuniteteve më të mëdha etnike. Ndërkaq, propozimi parasheh edhe qytetarët e tjerë, pjesëtarë të komuniteteve më të vogla të kenë ditën e tyre jo të punës, datë që është e rëndësishme për historinë, traditën dhe kulturën e tyre. Ky propozim meriton mbështetjen, sepse kjo është në frymën e ndërtimit të shoqërisë me qytetarë të barabartë. Për këtë shkak, pres që të jetë në procedurë parlamentare dhe të miratohet. Në fund, më lejoni edhe njëherë t’ju falënderoj për ftesën që sot jam me ju.

Ju uroj sukses në punën tuaj!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....