Fjalimi i Presidentit Pendarovski në prezantimin rajonal të Raportit për zhvillimin njerëzor të UNDP-së

17 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në prezantimin rajonal të raportit për zhvillimin njerëzor të përgatitur nga UNDP-ja, që u mbajt onlajn.

Në fjalimin e vet Presidenti Pendarovski foli mbi ndikimin e pandemisë kovid-19 mbi aspektet shëndetësore, ekonomike, arsimore dhe sociale të zhvillimit njerëzor dhe mbi ngadalësimin e tyre, si rezultat i kësaj krize sistematike.

Në lidhje me goditjet që i shkaktoi pandemia, Presidenti Pendarovski i adresoi vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilave 100 milionë njerëz në botë do të futen në varfëri ekstreme, kurse pasoja serioze do të ketë edhe paralizimi i përkohshëm i sistemit arsimor.

Presidenti Pendarovski, theksoi, gjithashtu, se pandemia është mundësi për ristrukturim të ekonomive, industrive, teknologjive tona si dhe në përgjithësi, të mënyrës së jetës në përputhje me parimet e zhvillimi të qëndrueshëm.

“Nëse krizat i trajtojmë të izoluara njëra nga tjetra, ne vetëm do t’i lehtësojmë simptomat pa e shëruar njerëzimin tonë. Duhet të fokusohemi te zhvillimi dhe mbështetja e qasjeve ekologjike inovuese, strategjitë e qëndrueshme zhvillimore dhe t’i shfrytëzojmë teknologjitë e reja për aksionin klimatik”, rekomandoi Presidenti Pendarovski dhe shtoi se sipas Indeksit të kapitalit njerëzor të Bankës Botërore pritet që në shumë shtete dëmet ekonomike nga pandemia të sanohen në llogari të agjendës ekologjike dhe klimatike.

“Nuk pres që ky të jetë rast me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne e mbështesim tërësisht Marrëveshjen e gjelbër evropiane dhe jemi të gatshëm të japim pjesëmarrjen tonë në transformimin e Evropës në kontinentin e parë me ekonomi të dekarbonizuara deri në vitin 2050. Si President, unë do t’i mbështes planet e Qeverisë që të miratojë kontribute nacionale të rishqyrtuara dhe më ambicioze ndaj ndryshimeve klimatike”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Raporti për zhvillimin njerëzor, shtoi Presidenti Pendarovski, duhet të ndihmojë ta mbajmë fokusin dhe të mos devijojmë nga qëllimet kryesore: Agjenda 2030, Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, Marrëveshja klimatike e Parisit dhe Korniza e Sendait për zvogëlim të rreziqeve nga katastrofat.

Si shembull pozitiv,  Presidenti Pendarovski adresoi se zhvillimi njerëzor në Maqedoninë e Veriut shënon rritje prej 14,3% nga viti 2000 deri në vitin 2019, kurse indeksi global i varfërisë multidimensionale dëshmon se vendi e zvogëlimin më të shpejtë të varfërisë në numra relativë.

Të nderuar,

nga linku në vijim mund ta ndërmerrni fjalimin e Presidentit Pendarovski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....