Fjalimi i Presidentit Pendarovski në pritjen e KD-së dhe anëtarëve të MASIT-it

11 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në pritjen e Këshillit drejtues dhe të kompanive anëtare të Odës Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikuese – MASIT.

Duke theksuar se edhe këtë vit, sipas të dhënave zyrtare, industria TIK shënon rritjen më të madhe edhe në raport me numrin e të punësuarve edhe në raport me të hyrat e realizuara, Presidenti Pendarovski theksoi se shteti duhet të japë mbështetje në këtë degë. Kontributi i MASIT-it në përgatitjen e Strategjisë MKD 2030, siç tha Presidenti Pendarovski, është edhe një dëshmi se kjo industri është një nga fushat me prioritet për vendin.

“Nuk shikoj industri tjetër e cila rritet kaq shpejt dhe e cila ka një potencial të tillë. Prandaj Qeveria, cilado qoftë, kushdo qoftë president, duhet të jenë në shërbimin tuaj 24/7”, nënvizoi Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet.

Duke informuar për arritjet dhe përparimin në industrinë TIK në vend, nga Oda informuan se ky sektor po zgjerohet. Njëkohësisht, nga Oda theksuan se në industrinë TIK numri i të punësuarve rritet nga viti në vit, kurse vërehet edhe rritje e vazhdueshme e rrogave. Kjo, siç theksuan nga MASIT-i është tregues se edhe në shtetin tonë mund të ketë rrëfime të suksesshme dhe të rinjtë të kenë beneficione dhe kushte të përkryera pune, njëjtë si edhe në vendet e zhvilluara evropiane dhe botërore.

Njëkohësisht, kryetari i Këshillit Drejtues të Eodës Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikuese, Ilija Gospodinov foli edhe mbi disa sfida me të cilat ballafaqohen kompanitë anëtare të MASIT-it. Në këtë drejtim, Gospodinov kërkoi politikat shtetërore të jenë mbështetje strategjike për industrinë TIK.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij. Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do...

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski...