Fjalimi i Presidentit Pendarovski në pritjen tradicionale vjetore të përfaqësuesve të trupit diplomatik

10 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në pritjen tradicionale vjetore që për përfaqësuesit e trupit diplomatik, të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e organizoi mbrëmë në Shkup.

Si doajen i trupit diplomatik, në këtë takim mori fjalën edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.

I nderuar ministër i Punëve të Jashtme,

I nderuar ambasador Reka, doajen i trupit diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

Shkëlqesitë tuaja,

Zonja dhe zotërinj,

Më lejoni në fillim t’ju uroj mirëseardhjen në pritjen tradicionale vjetore për anëtarët  e trupit diplomatik, të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe t’ju uroj shëndet, fat dhe sukses juve dhe familjeve tuaja, kurse shteteve tuaja suksese dhe përparim në çdo fushë në periudhën që vjen.

Pas nesh është një vit i mbushur me shumë aktivitete dhe angazhime për përparimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe shteteve të cilat i përfaqësoni dhe prandaj dua të shpreh falënderim të veçantë për angazhimin dhe kontributin tuaj.

Më gëzon fakti që në periudhën e kaluar e ruajtën intensitetin e kontakteve dhe marrëdhënieve partnere ndërsa kemi biseduar mbi aspektet e ndryshme të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, integrimin evropian, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë, reformat dhe ngjarjet politike te ne.

Në vitin e fundit të mandatit tim si President kisha mundësi të realizoj vizita të rëndësishme në shumicën e shteteve, midis të cilave, Mbretëria e Belgjikës, Republika e Çekisë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të realizoj takime të shumta me kolegët tim, presidentë në margjinat e ngjarjeve të ndryshme ndërkombëtare, por edhe të jem nikoqir i presidentëve të Hungarisë, Sllovenisë dhe të Kosovës.

Vitin e kaluar, Shkupi nëpërmjet takimit përmbyllës së ministrave të ë OSBE-së, samitit të kryetarëve të shteteve në procesin Bërdo-Brioni, takimit ministror të Kartës së Adriatikut, Struga nëpërmjet Forumit të Prespës dhe Ohri si mikpritës i Dialogut Beograd – Prishtinë, ishin qendra ku diskutoheshin dhe merreshin vendime të rëndësishme jo vetëm për rajonin, por edhe për kontinentin evropian. Kjo për ne si një shtet i vogël është me të vërtetë me rëndësi të jashtëzakonshme.

Si rrjedhim, dua t’i falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në realizimin e këtyre aktiviteteve, të punësuarit në Kabinetin tim, të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kuadrin diplomatik në ambasadat tuaja dhe të gjithë ata mbajtën një peshë të madhe për realizimin me sukses të këtyre forumeve të rëndësishme.

Shkëlqesitë tuaja, miq të nderuar,

Si President i një shteti, i cili gjendet në një rajon të turbullt, në pesë vitet e kaluara kam këmbëngulur të mbaj një politikë të jashtme, të balancuar, transparente dhe të parashikueshme, në interes të paqes dhe sigurisë, fqinjësisë së mirë, stabiliteti, prosperitetit dhe vlerave të përbashkëta të cilat i shkëmbejmë me vendet demokratike.

Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe i Ballkanit Perëndimor, kanë qenë gjithmonë në qendër të angazhimeve të mia dhe të angazhimit të ekipit tim të bashkëpunëtorëve më të afërt.  Në këtë gjë besoj që në fillimet e angazhimit tim publik dhe do të vazhdoj të angazhohem për këtë ide deri në realizimin e saj të tërësishëm.

Duke folur mbi integrimin evropian në mandatin tim, punën nuk e çuam deri në fund, sepse pas kompromiseve të bëra që nuk ishin në dëm të interesave nacionale maqedonase, i filluam negociatat pas 17 viteve të gjata të pritjes me statusin kandidat, por brenda në shtet edhe përkrah rrugës të vendosur qartë dhe derës së hapur, nuk arritëm t’i miratojmë amendamentet kushtetuese, kështu që, pas skriningut të përfunduar me sukses, do të mund të vazhdonim procesin me konferencën e dytë ndërqeveritare.

Megjithatë, pas shumë vitesh me status të ngrirë, bëmë hap përpara dhe arritëm në fazën ku procesi i integrimeve tani varet vetëm prej nesh dhe jo prej ndonjë faktori të jashtëm. Në këtë kuptim, procesi i tërësishëm i integrimeve dëshmoi se në këtë angazhim nuk jemi vetë, sepse ndërtuam marrëdhënie të forta partnere pothuajse me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit, të cilat do të jenë më se të nevojshme në periudhën që vijon dhe të cilat do të jenë garanci se integrimet do të zhvillohen në mënyrë evropiane, pa vendosjen e pengesave dhe shpikjen e kritereve të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët as me negociata, as me vlerat evropiane.

Njëkohësisht, e gjithë kjo periudhë pasigurie, e mbushur me kërkesa dhe sulme të shpeshta joparimore mbi atributet tona të identitetit, çuan në rënien e theksuar të mbështetjes së integrimit evropian, para së gjithash, midis maqedonasve, që duhet të na shqetësojë jo vetëm ne por edhe shtetet të cilat besojnë në zgjerimin e Bashkimit dhe e konsiderojnë për një investim kyç në sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit.

Duke e pasur parasysh këtë gjë, unë vazhdoj të besoj se e ardhmja jonë do të jetë shumë më e parashikueshme si anëtare e Bashkimit, sesa të jemi vetë apo të bëjmë përpjekje të integrohemi në disa forma të tjera të cilat nuk kanë asnjë pikë takimi me vlerat demokratike.

Prandaj dua ta riafirmoj qëndrimin tim se shteti duhet të mbetet në rrugën e integrimeve evropiane dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, pa marrë parasysh se kush do të jetë në pushtetin ekzekutiv pas zgjedhjeve në maj të këtij viti.

Të njëjtën gjë e mendoj edhe në vizionin tim për rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili nga dita e parë e mandatit tim ishte dhe mbeti diametralisht i kundërt me idenë për ndryshim të kufijve, shkëmbim të territoreve, koncepteve të shteteve të mëdha, ose të botëve të tilla apo të atilla. Ballkani Perëndimor, i integruar në BE do të jetë i sigurt, me prosperitet ekonomik dhe rezistent ndaj ndikimeve me qëllime keqdashëse dhe kjo gjë duhet të jetë prioritet për çdo politikan përgjegjës, para së gjithash, te ne, por edhe në Bruksel.

Nga kjo rrjedh edhe mbështetja ime për metodologjinë e re për negociatat, për tregun e përbashkët rajonal, planin për investime, planin për zhvillim, agjendën e gjelbër dhe parimin e integrimit të ngadalshëm, me qëndrimin se për të ardhmen e rajonit ekzistojnë idetë të bukura, por mungojnë vendime, të cilat nuk do të mbeten në fushën e simbolikës burokratike, por do të na lëvizin realisht përpara.

E ardhmja e rajonit meriton një vëmendje edhe më të madhe në prag të sfidave me të cilat do të ballafaqohemi këtë vit, i cili është një vit zgjedhjes në shumë shtete, por, edhe në partnerët tanë kryesorë strategjikë, BE dhe SHBA.

Zmadhimi i populizmit në Evropë nuk është risi, por si asnjëherë deri më tani, populistët po fitojnë peshë politike dhe fuqi vendimmarrëse në proceset në të cilat është përfshirë edhe shteti ynë. E gjithë kjo po ndodh në sfondin e invazionit rus mbi Ukrainën, konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tensionet në marrëdhëniet midis faktorëve kryesorë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pa marrë parasysh rezultatet e këtyre cikleve zgjedhore, jam thellësisht i bindur se kohezioni në bllokun euroatlantik dhe proceset e integrimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duhet të jenë imperativ për qeveritë në Evropë dhe Uashington, nëse duam me të vërtetë paqe dhe stabilitet në kontinentin evropian.

Në këto suaza, rëndësi të veçantë ka rezultati i luftës në Ukrainë dhe mbështetja të cilën bota demokratike ia jep këtij vendi evropian sepse dështimi i Ukrainës, pa dyshim, do të jetë dështim i demokracisë dhe i hapjes së gjerë të dyerve për regjimet, të cilat nuk sillen në mënyrë demokratike as ndaj qytetarëve të vet, kurse edhe më pak në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ne, si shtet i vogël, që në fillim e demonstruam mbështetjen dhe solidaritetin tonë me popullin hero ukrainas që duhet të vazhdojnë edhe mandej derisa Ukraina nuk i arrin qëllimet e veta në këtë luftë të padrejtë.

 

Shkëlqesi, miq të dashur,

 

Në raport me shanset vendase politike, qëllimi im sot nuk është ta përsëris të gjithë atë që e fola edhe në fjalimin tim të pestë vjetor në Kuvend, ku qartë nënvizova si i shoh proceset politike aktuale.

Na ndajnë disa javë nga fillimi i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare,  nga rezultati i të cilave do të varet edhe dinamika e proceseve reformuese, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit të larta, reforma në administratën publike, funksionimi i shtetit juridik, si dhe ballafaqimi me problemet e përditshëm të cilat qytetarin e zakonshëm shpeshherë e bëjnë të dihet i lënë pas dore nga ata të cilët prioritet duhet të jetë zgjidhja e atyre problemeve.

Na pret një periudhë në të cilën tensionet politike dhe emocionet do të rriten, por, në të cilën nuk duhet të lejojmë që lufta për pushtet t’i minojë themelet mbi të cilat është ndërtuar gjithë këto vite shoqëria jonë.

Përgjegjësia jonë, e politikanëve është të mos lejojmë kundërshtarët politikë të kalojnë në armiq. Procesi zgjedhor duhet të jetë i ndershëm, paqësor dhe demokratik, kurse qeveria e ardhshme ta reflektojë vullnetin e qytetarëve dhe diversitetin tonë etnik.

Pas zgjedhjeve, përgjegjësia e politikanëve duhet të matet përveç se me përmbushjen e premtimeve zgjedhore, edhe me përkushtimin praktik në harmonizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike dhe vazhdimin e integrimeve evropiane.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, përbërja e ardhshme parlamentare do të duhet ta vazhdojë debatin dhe kjo çështje të mbyllet një orë dhe më parë, sepse shteti duhet të fokusohet tërësisht në zgjidhjen e problemeve të përditshme të cilat do t’i lehtësojnë trendet negative demografike dhe standardin e ulët jetësore të qytetarëve maqedonas.

Në fund, shkëlqesi, më lejoni, duke e ngritur këtë gotë, edhe njëherë, të uroj mirëqenie dhe përparim për shtetet dhe organizatat tuaja, kurse juve personalisht, shumë fat, shëndet dhe suksese.

PËR NJË VIT TË SUKSESSHËM!

Ju faleminderit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....