Fjalimi i Presidentit Pendarovski në Punëtorinë vizionare me të rinjtë

1 Qershor 2022 | Kumtesat

Në kabinetin e Presidentit sot u mbajt Punëtoria vizionare me të rinjtë, nën mbështetje të Presidentit Stevo Pendarovski, kurse në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Maqedoninë e Veriut.

Qëllimi i punëtorisë është që nëpërmjet përcaktimit të sfidave të tyre kryesore, të rinjtë të kontribuojnë dhe të marrin pjesë në krijimin e vizionit për të ardhmen e shtetit në 20 vitet e ardhshme. Procesi i sotshëm i vizionit lidhet me procesin e krijimit të MKD 2030, në pjesët që janë në interes të politikave rinore.

Në fjalimin para të rinjve Presidenti Pendarovski tha se është e pakuptimtë të flasim për vizion të vendit tonë për dhjetë apo njëzet vitet e ardhme, pa pjesëmarrje aktive të popullatës të cilën e cekin këto çështje, e cila duhet të jetë nxitës i ndryshimeve në shtet dhe i progresit të përgjithshëm shoqëror.

“Në punëtorinë e sotme do të keni mundësi të diskutoni mbi sfidat kryesore me të cilat ballafaqoheni, t’i thoni dëshirat, planet dhe këndvështrimet tuaja për faktin se në çfarë lloj shoqëri doni të jetoni. Kam kënaqësinë që pikërisht sot Kabineti im është nikoqir i kësaj punëtorie, sepse si mbështetësi juaj konsideroj se vetë së bashku mund të krijojmë të ardhme më të mirë për të gjithë. Të gjejmë zgjidhje për mangësitë aktuale, t’i parandalojmë trendet negative dhe të miratojmë politika funksionale të cilat do t’i përfshijnë nevojat tuaja, duke e zvogëluar kështu migrimin dhe ikjen e kuadrove profesionalë”, theksoi në këtë fjalim Presidenti Pendarovski.

Ai, theksoi se të rinjtë janë midis partnerëve kryesorë për konsultim edhe gjatë përpilimit të Kornizës zhvillimore MKD 2030.

“Është fakt se përgjegjësinë kryesore duhet ta mbajnë shteti dhe institucionet, por, edhe për krijimin e strategjisë së suksesshme zhvillimore, e cila dëshirojmë të japë rezultate afatmesme dhe afatgjate që shteti ynë të jetë vend më i mirë për të jetuar, është e domosdoshme të marrin pjesë të gjithë faktorët në shoqëri – edhe teoricienë edhe praktikues, nga sektori i biznesit, bashkësia akademike, nga shoqatat e qytetarëve, duke përfshirë edhe çdo individ me ide të mira. Kemi pritjet më të mëdha nga gjenerata juaj, e cila falë globalizimit dhe shkrim-leximit digjital ka qasje më të madhe tek informacionet dhe potencial shumë më të madh për të dhënë koncepte kreative”, tha në fjalim Presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti mbështetjen e UNDP-së për procesin e përpilimit të Kornizës zhvillimore MKD 2030 dhe të Strategjisë nacionale për zhvillim 2022-2042, si dhe iniciativën e tyre nëpërmjet të cilës zbatohen punëtori vizionare nëpër të gjithë vendin, me grupe të ndryshme të qytetarëve me qëllim që të fitohet proces sa më inkluziv në përpilimin e Strategjisë nacionale për zhvillim.

Në këtë punëtori folën edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...