Fjalimi i Presidentit Pendarovski në shënimin e 30-vjetorit të themelimit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale

7 Dhjetor 2023 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në evenimentin me të cilin shënohet 30-vjetori i themelimit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale.

I nderuar drejtor i Entit Shtetëror,

Të nderuar ministra,

Të nderuar të ftuar,

Zonja dhe zotërinj,

Jam veçanërisht i nderuar dhe ju falënderoj për mundësinë të mbaj fjalim me rastin e shënimit të këtij jubileu me të vërtetë të rëndësishëm, 30 vjet nga formimi i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në tri dekadat e kaluara Enti Shtetëror ishte mbartësi kryesor i mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe nga ky aspekt, nëpërmjet realizimit të misionit të vet është shembull për veprim profesional. Gjithsesi, aktivitetet e Entit koordinohen edhe me organet e tjera kompetente të cilat janë pjesë e sistemit të tërësishëm të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe ky bashkëpunim i afërt është me rëndësi të veçantë.

Të nderuar,

Për luftë efikase kundër falsifikimit dhe piraterisë dhe në përgjithësi, për ndërtimin e një sistemi ku të drejtat e pronësisë intelektuale do të zbatohen, nevojitet ekzistimi i platformës personale juridike dhe institucione të fuqishme. Prandaj, si shtet duhet të bëjmë përpjekje vazhdimisht për përforcimin e Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, si dhe të institucioneve të tjera të cilat janë pjesë e sistemit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale.

Në lidhje me atë që u tha më sipër duhet theksuar edhe rëndësia e harmonizimit të legjislacionit maqedonas me legjislacionin e Bashkimit Evropian në fushën e pronësisë industriale, që është një nga prioritetet për qasje në institucionet e kësaj organizate. Pa dilema, ky do të jetë stimul shtesë për aktivitetet e të gjithë bashkësisë së biznesit dhe do t’u mundësojë krijuesve, novatorëve dhe kompanive, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, të jenë konkurrues në tregun e Bashkimit dhe më gjerë në tregjet globale.

Të nderuar,

Më gëzon fakti që në evenimentin e sotshëm janë të pranishëm përfaqësues të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Entit Evropian të Patentave, Entit Evropian të Pronësisë Intelektuale, si dhe përfaqësues të enteve të pronësisë intelektuale të shteteve nga rajoni. U uroj të gjithëve një mirëseardhje të sinqertë në Shkup dhe shfrytëzoj rastin për të shprehur mbështetjen time për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të njohurive, informacioneve dhe praktikave pozitive në të gjitha fushat me interes të përbashkët për shtetet e rajonit.

Me këtë mesazh do të dëshiroja ta përfundoj fjalimin tim, më lejoni, vetëm edhe njëherë ta uroj jubileun e madh të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale dhe të uroj arritje dhe suksese më të mëdha në të ardhmen.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit