Fjalimi i Presidentit Pendarovski në Shkollën e 54 verore të Seminarit ndërkombëtar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase

16 Gusht 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në Shkollën e 54 verore të Seminarit ndërkombëtar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase, e cila mbahet në Ohër nga 15 gushti deri më 1 shtator 2021 me pjesëmarrje të 50 pjesëmarrësve nga 16 vende.

Shkolla e 54 vjetore është vazhdim i punës së Shkollës së parë dimërore, të dyja suazat e jubileut të madh – 100-vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar pjesëmarrës në Shkollën e 54 verore të Seminarit ndërkombëtar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase

Të nderuar organizatorë,

Të nderuar të ftuar,

Më lejoni së pari t’ju dëshiroj një mirëseardhje të përzemërt në Ohër. Sidomos gëzohem që për dallim nga Shkolla verore e vitit të kaluar, si dhe nga Shkolla e parë dimërore në fillim të këtij viti kur për shkak të pandemisë ishim onlajn, tani kemi edhe privilegjin edhe kënaqësinë, edhe ju edhe unë të jemi të pranishëm në Ohër. Kjo është një mundësi e përkryer, që përveç mësimit të gjuhës maqedonase dhe thellimit të njohurive mbi letërsinë dhe kulturën maqedonase, të njiheni edhe me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të Ohrit, kuptohet, edhe të relaksoheni në bukuritë e Liqenit të Ohrit.

Këtë vit festojmë njëqind vjetorin e lindjes së  kolosit të filologjisë, linguistikës dhe letërsisë maqedonase, akademikut Bllazhe Koneski dhe pikërisht për këtë arsye, viti 2021 i është kushtuar veprës së tij kolosale. Si mbështetës i këtij jubileu të madh – “Viti 2021 në nder të Bllazhe Koneskit” i falënderoj organizatorët e Seminarit ndërkombëtar që edhe Shkollën dimërore, që ishte, në të vërtetë, edhe aktiviteti i parë në suazat e përmbajtjeve të jubileut, dhe të Shkollës së 54 verore, ia dedikuan krijimtarisë së Bllazhe Koneskit.

Përveç ushtrimeve, ligjërimeve të lektorëve si përmbajtja kryesore e programit do të ketë edhe tema dedikuar jetës dhe krijimtarisë së Bllazhe Koneskit. Janë paraparë ligjërata nga ligjërues eminenti të cilët e njohin në mënyrë të përkryer veprën e tij dhe të cilët do të përfshijnë aspekte të ndryshme të krijimtarisë së tij. Jam i bindur se njohja me veprën e Koneskit do të jetë vlerë e shtuar për pesëdhjetë pjesëmarrësit të cilët na vijnë nga 16 vende dhe tri kontinente. Ky numër është për respekt dhe dëshmon për interesin e madh për mësim të gjuhës maqedonase dhe letërsisë maqedonase dhe për njohjen më të thellë me kulturën maqedonase. Me ato fakte, me të drejtë, duhet të krenohemi, por ato njëkohësisht edhe na obligojnë të vazhdojmë t’i zhvillojmë dhe t’i përparojmë lidhjet me të gjithë adhuruesit e përkushtuar të gjuhës maqedonase dhe promotorëve të letërsisë dhe kulturës maqedonase.

Në këtë drejtim, dëshiroj të theksoj edhe nga ky vend se në periudhën në vijim pres një angazhim shumë më intensiv të institucioneve shtetërore, por edhe të institucioneve akademike në përforcimin e lektorateve ekzistuese dhe hapjen e lektorateve të reja të gjuhës maqedonase në universitetet e huaja. Përvoja na mëson se studimi i gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase në  suazat e lektorateve dhe katedrave sllaviste në universitetet e huaja në dekadat e kaluara kontribuoi të kemi miq të dëshmuar të cilët na ndihmuan pa rezerva gjatë viteve të para, jashtëzakonisht të vështira, të pavarësisë sonë, kurse këtë gjë e bëjnë edhe sot. Në vitin kur festojmë edhe 30-vjetorin e pavarësisë sonë, duhet të rikujtojmë se diplomacia kulturore është strategjia më e mirë në përpjekjet e popujve më të vegjël në numër për etablimin e tyre në bashkësinë ndërkombëtare. I falënderoj me gjithë zemër për punën e tyre me përkushtim të gjithë sllavistët – maqedonistë në universitetet e huaja dhe në institucionet shkencore të cilët në dekadat e kaluara ishin zëri ynë dhe ambasadorët tanë më të mirë në të gjitha kontinentet.

Të dashur miq,

Si njerëzim po ballafaqohemi me tundime të vështire. Përveç konteksteve politike dhe luftërave për resurse, për territore dhe për fuqi, po ballafaqohemi, vazhdimisht, me ndryshimet klimatike që janë të dukshme sidomos këtë verë, me temperaturat jashtëzakonisht të larta të cilat janë të përshtatshme për shpërhapjen e zjarreve nëpër vendin tonë, por edhe në vendet e tjera në Evropë. Këtu është edhe pandemia e kovid-19 e cila nuk po pushon, duke na mbajtur ende në frikë dhe në pasiguri. Të gjitha këto kriza na dëshmojnë se sa të brishtë jemi dhe kërkojnë rishqyrtim të vlerave, besimeve dhe prioriteteve tona. Shpresoj se këto vështirësi do të na çojnë drejt anës shpirtërore, më pak drejt anës materiale, më shumë drejt solidaritetit përkundrejt urrejtjes dhe egoizmit.

Gjuha, arti dhe kultura janë ato segmente të cilat i japin kuptim dhe rëndësi jetës njerëzore dhe i mundësojnë qëndrim nëpër kohë dhe i rikujtojnë të ardhmen. Prandaj, mundi juaj, vullneti dhe dëshira  juaj, dashuria për linguistikën dhe pasioni për artin dhe për kulturën kanë një vlerë të jashtëzakonshme, duke e sfiduar kohën. Dëshiroj edhe mandej të vazhdoni t’i shërbeni shkencës duke e ruajtur integritetin dhe dinjitetin personal.Vazhdoni edhe mandej të kontribuoni me përkushtim për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase. Do t’i përdor vargjet e fundit të poezisë “Odiseu” të Bllazhe Koneskit – “Qofshi të bekuar për këtë gjë dhe lum si ju”!

Më lejoni në fund edhe njëherë t’ju uroj qëndrim të këndshëm dhe punë të suksesshme në Shkollën e 54 verore të Seminarit Ndërkombëtar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase të UKEM-it.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...