Fjalimi i Presidentit Pendarovski në takimin e nivelit të lartë me rastin e 25-vjetorit të Konferencës së katërt botërore për gratë

1 Tetor 2020 | Fjalimet

Të nderuar shkëlqesi,

Më lejoni ta falënderoj Sekretarin e përgjithshëm për konvokimin e kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë e cila ka për qëllim ta shënojë 25-vjetorin e Konferencës së katërt botërore të grave.

Ballafaqohemi me sfida të pazakonshme në kohën e kovid-19, të cilat, për fat të keq i thelluan pabarazitë gjinore që ishin para pandemisë. Ato e theksojnë rëndësinë e vizionit transformues global mbi emancipimin e grave dhe vajzave, në përputhje me përcaktimet e Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për aksion.

Çerek shekulli më vonë, përcaktimet e Konferencës së katërt botërore mbeten rikujtues i fuqishëm i punëve tona të ndërmarra jo të tërësishme, por, edhe inspirim për mobilizim dhe për përgjegjësi mbi detyrat që i ndërmorëm për barazi gjinore.

Maqedonia e Veriut është midis shteteve anëtare që e mbështetën Deklaratën e Pekinit dhe u obliguan të arrijnë barazi gjinore nëpërmjet heqjes së barrierave sistematike dhe mundësimit përkatës të të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjitha gratë.

Gjatë dy dekadave të fundit, e përmirësuam legjislacionin dhe vendosëm mekanizma institucionalë për përparimin e barazisë gjinore. Bëmë një përparim të theksuar në arsim, një përparim të pjesshëm mbi shëndetin dhe të drejtat reproduktive të grave dhe në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare gjinore. Është arritur, gjithashtu, një përparim i theksueshëm në pjesëmarrjen politike të grave si rezultat i kuotave për përfaqësim në Kuvend. Në përgjithësi, 78% e planeve zhvillimore nacionale janë harmonizuar me qëllimin e pestë të zhvillimit të qëndrueshëm – arritja e barazisë gjinore.

Kuptohet, kemi një rrugë të gjatë deri në plotësimin e ndryshimeve të domosdoshme të përcaktuara në Deklaratën e Pekinit. Përparimi është ende i pamjaftueshëm për tejkalimin e barrierave kur bëhet fjalë mbi punësimin, diskriminimin në tregun e punës, jazi gjinor në rrogat dhe punën pa pagesë në shtëpi.

Ne morëm obligimin të punojmë mbi qëllimin e pestë për zhvillim të qëndrueshëm, sidomos mbi eliminimin e të gjitha formave të dhunës mbi gratë, qasjen e tyre në drejtësi dhe pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse në çdo nivel dhe qasjen e barabartë te burimet ekonomike. Paralelisht me të gjithë këtë, kemi një sfidë kolosale, t’i ndryshojmë të gjitha stereotipat gjinorë.

Të dashur miq,

Madje edhe në kohë pandemie, nuk duhet ta harrojmë assesi se çfarë është e rëndësishme. Është e rëndësishme të dëshmohet vullnet politik dhe përpjekje e dukshme mbi emancipimin e grave dhe vajzave. Nuk duhet të lejojmë assesi t’i humbasim arritjet e dekadave të kaluara. Duhet t’i mbështesim me patjetër lëvizjet feministe, nëpërmjet punës së përkushtuar dhe bashkëpunimit multilateral në nivel nacional, rajonal dhe global.

Barazia gjinore është detyra jonë e përbashkët. Duhet të jetë trashëgimi, gjeneratave të reja t’u lëmë një botë në të cilën gratë dhe vajzat gëzojnë të drejta të barabarta në çdo fushë, botë me të cilën mund të krenohet çdo njeri.

Zonja dhe zotërinj, ju faleminderit për vëmendjen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....