Fjalimi i Presidentit Pendarovski në takimin e nivelit të lartë “SDG Moment 2020” në suazat e Asamblesë së 75 të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

18 Shtator 2020 | Fjalimet

Të nderuar ekselencë,

Do të dëshiroja të falënderoj Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për organizimin e këtij evenimenti të sivjetshëm kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm.

Është nder të jesh pjesë e këtij debati, i cili po mbahet në një kohë mjaft të rëndësishme, por edhe të pasigurt. Pandemia e shkaktuar nga kovid-19, ka ndikim serioz jo vetëm mbi ekonominë, por i ndryshoi edhe jetën dhe shprehitë tona saqë nuk i njohim më. Në kohën e sotshme, nevoja që të fokusohemi në zhvillimin e qëndrueshëm është edhe më urgjente, kurse kjo detyrë e komplikuar kërkon reforma të koordinuara dhe ndryshim të tërësishëm të mënyrës se si i dizajnojmë shoqëritë tona.

Në vitin 2015 u obliguam “të mos lënë asnjë pas nesh” dhe u dakorduam ta zbatojmë Agjendën 2030, të miratuar nga vendet anëtare të OKB-së. Fokusi ynë është jeta më e mirë për të gjithë qytetarët tanë, kurse përpjekjet tona nacionale për zhvillim të qëndrueshëm janë harmonizuar, gjithashtu, me qëllimin tonë kyç të politikës së jashtme – anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Vlerësimi për integrim të shpejtë të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm i zbatuar në vitin 2019 dëshmoi se 83% e planeve strategjike nacionale për zhvillim janë harmonizuar me zhvillimin e qëndrueshëm.

Qëllimet prioritare për vitin 2019-2020 për Maqedoninë e Veriut janë: t’i vihet fundi varfërisë; të sigurohet arsim cilësor, inkluziv dhe i drejtë; të promovohet zhvillim ekonomik, inkluziv dhe i qëndrueshëm dhe vende pune dinjitoze për të gjithë; të ndërmerren aktivitete urgjente për luftën kundër ndryshimeve klimatike; të sigurohet qasje në drejtësi për të gjithë dhe të ndërtohen institucione efikase, llogaridhënëse dhe inkluzive në të gjitha nivelet.

Ndryshimet klimatike edhe mandej mbeten sfidë. Në Samitin në Paris, në dhjetor të vitit 2015, Qeveria mori për detyrë se do t’i zvogëlojë emisionet nga lëndët djegëse fosile me 36% deri në vitin 2030 në krahasim me skenarin themelor. Ndërmorëm masa për prodhim të energjisë të pastër, të sigurt, duke përfshirë edhe zmadhimin e përdorimit të energjisë së diellit. Ndotja e ajrit mbetet sfidë për Maqedoninë e Veriut dhe kërkon një qasje afatgjatë, sistematike, investim në ekonominë më të gjelbër për një mjedis jetësor më të gjelbër.

Barazia para ligjit është prioritet për ne. Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë reformat strukturore, ta përforcojmë sundimin e të drejtës dhe sistemin gjyqësor të cilëve do t’u besojnë shumica e qytetarëve.

Në korrik të vitit 2020 e prezantuam Pasqyrimin e parë vullnetar nacional i cili i reflekton arritjet nga Agjenda 2030 dhe i identifikon hapat e ardhshëm për përshpejtim të zbatimit të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm në Dekadën e mbetur për aksion. Gjatë përgatitjes së këtij dokumenti, bashkëpunuam dhe i falënderojmë për kontributin e dhënë agjencitë e OKB-së në Maqedoninë e Veriut, organizatat rinore, shoqërinë qytetare, institucionet akademike dhe dhomat ekonomike.
Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është vetëm plan shtesë për botën.

Agjenda 2030 është detyrë për gjeneratat tona dhe ato të ardhshme që ta shfrytëzojnë potencialin njerëzor dhe të reflektojnë mbi trashëgiminë që do ta lëmë pas nesh.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....