Presidenti Pendarovski: Është koha BE-ja integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ta njohë si vendim kryesor strategjik dhe gjeopolitik, ndërsa jo si çështje teknike

7 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Projekti evropian nuk do të jetë i tërësishëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen tërësisht në Bashkimin Evropian, theksoi Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e sotshëm në samitin e BE-Ballkani Perëndimor, në organizim të tink-tenkut me ndikim “Miq të Evropës”.

Duke folur në sesionin “Mbështetja e rajonalizimit: Urë drejt demokracisë së fuqishme dhe stabile”, Presidenti Pendarovski theksoi se është koha për një qasje të re e cila do ta dallojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si vendim kryesor strategjik dhe gjeopolitik, kurse jo si çështje teknike.

“Stabiliteti dhe siguria e rajonit, si dhe zhvillimi i tij demokratik, bazohen në perspektivën evropiane. Krijimi i vakumit në integrimin e rajonit mund të shfrytëzohet nga fuqitë e tjera të jashtme. Vendet anëtare të BE-së kanë shans historik të japin kontribut ndaj stabilitetit dhe prosperitetit evropian”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Me miratimin e metodologjisë së re për kryerjen e procesit aderues, siç shtoi Presidenti Pendarovski, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë kritere të qarta, midis të cilave janë sundimi i të drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, nëse dëshirojnë përparim në procesin e integruar.

Një fushë e rëndësishme, sipas Presidentit Pendarovski, është zhvillimi demokratik, i cili sipas tij, është nën trysninë e lëvizjeve populiste dhe është rrezikuar nga problemet e sundimit të të drejtës, institucioneve jofunksionale dhe besimin e ulët në ta, si dhe nga zhvillimi modest social-ekonomik, i cili është midis shkaqeve kryesore për migrimin e zmadhuar, sidomos të të rinjve.

Sipas Presidentit Pendarovski, integrimi rajonal ekonomik mund të jetë i dobishëm për procesin integrues, duke pasur parasysh se zhvillimi ekonomik është një nga parakushtet kryesore për përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve.
Të gjitha iniciativat që janë në funksion të integrimit në tregun e vetëm evropian janë më se të mirëseardhura, tha Presidenti Pendarovski dhe shtoi se çdo iniciativë ekonomike do të ishte e paplotë nëse nuk mbështetet edhe me përparimin në integrimin drejt Bashkimit Evropian.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve në këtë samit Presidenti Pendarovski nënvizoi se këto ditë dëshiron të dëgjojë se do të ndodhë konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, sepse siç tha, “përveç anëtarësimit në Bashkim, për vendin tonë nuk ekziston alternativë tjetër”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....