Presidenti Pendarovski në Forumin e Prespës: Është koha për resetim dhe përparim të shteteve të Ballkanit Perëndimor

2 Korrik 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovsk, sot mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog” dhe mbajti fjalim në sesionin plenar të nivelit të lartë me temë: “Resetimi i sinergjisë BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor”.

“Vullneti politik që të vendoset sinergji e re nuk është aspak pyetje, por flasim për interesat ndërkombëtare të aktorëve të involvuar – vullnetin politik të Brukselit, të vendeve anëtare të BE-së, të interesave nacionale të SHBA-së dhe kuptohet, të interesave nacionale të vendeve në rajonin e gjashtëshes perëndimore ballkanike” tha Presidenti.

Presidenti foli edhe mbi nevojën për partneritet dhe bashkëpunim më të madh.

“Nuk do të shohim sinergji midis dy pjesëve të bashkësisë transatlantike e cila është kaq e rëndësishme për ne, si në vitet ’90-të. Kjo nënkupton se pjesa më e madhe e përgjegjësisë do të mbetet në shpatullat liderëve politikë rajonalë. Dihet se i a.q. trekëndëshi i suksesit për çdo ecje në drejtim pozitiv të Ballkanit Perëndimor ka qenë gjithmonë Bruksel-Uashington dhe kryeqytetet rajonale”, tha Presidenti në këtë fjalim.

Presidenti, duke folur mbi çështjet kryesore të cilat po ndodhin momentalisht, theksoi se Bashkimi Evropian nuk është i aftë që të udhëheqë vetë, kurse SHBA-ja nuk do të dëshironte të udhëhiqte vetë, ndërsa elitat rajonale, theksoi Presidenti Pendarovski, nuk janë të interesuara dhe nuk do të dëshironin ndryshime më thelbësore të shoqërive.

“Rezultati përfundimtar është se Ballkani Perëndimor, sidomos dekadën e kaluar ka mbetur pas Bashkimit Evropian në kuptimin ekonomik dhe më shumë sesa në dekadën e mëparshme, kurse është evident edhe zvogëlimi i të gjithë indikatorëve demokratikë. Në kuptimin demokratik, Ballkani Perëndimor ka prapambetje më të madhe sesa ka pasur para 15 apo 10 vjetëve dhe  Ballkani Perëndimor ka 18 milionë banorë në letër, kurse në realitet ka 4 milionë më pak”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Ai foli edhe mbi reformat dhe mbi lumturinë e njerëzve e cila mungon në rajon dhe për dëshirën e tyre që të shohin përparim në shoqëritë e tyre.

“Do të dëshironim t’i ngadalësojmë proceset negative të cilat shkaktojnë zbrazje të rajonit, sepse fuqia më e mençur, më e re, më dinamike po largohet nga rajoni dhe në thelb ne nuk do të kemi askënd ku do të mund të mbështetemi në jetën e vërtetë që të shohim përparim të vërtetë në ekonomitë tona. Prandaj na ndihmoni, ndihmojini njerëzit që jetojnë në këtë rajon, është koha për resetim”, rekomandoi Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet.

Në seancën plenare morën pjesë Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, Presidenti i R. së Sllovenisë, Borut Pahor, Ndihmëssekretari i shtetit i SHBA-së për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Filip Riker, Eurokomesari për buxhet dhe administratë Johanes Han, Senatori francez Alen Riçard dhe Sekretari i përgjithshëm i bashkësive të demokracive, Tomas Garet.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit