Garë revyale shahu në Kabinetin e Presidentit

30 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dje pasdite ishte nikoqir i garës revyale të shahut me organizim të Kabinetit të Presidentit.

Në ndeshjen revyale të shahut, përveç Presidentit Pendarovski morën pjesë mjeshtri i shahut Rolando Kutirov, Jovana Trajçevska, e cila në moshë tetëvjeçare, u bë kampione e Ballkanit për persona të verbër në kategorinë juniore, si dhe Marko Zafirov, kampion shtetëror në shah për të rinjtë i cili vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Shahut për të Rinj në Strugë.

Gara ishte mundësi Presidenti Pendarovski të bisedojë me Markon dhe Jovanën për arritjet e tyre të deritanishme në shah, si dhe për çmimet dhe medaljet e fituara.

Evenimenti u organizua me qëllim që të aktualizohet loja e shahut, të thellohet bashkëpunimi me shahistët, si dhe të mundësohet qasje inkluzive e cila është karakteristikë e një shoqërie demokratike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit