Takimi i Presidentit Stevo Pendarovski me euroambasadorin Gir

7 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Gir.

Në këtë takim u fol mbi ngjarjet politike në vend pas formimit të Qeverisë teknike dhe në prag të procesit zgjedhor, si dhe mbi mundësitë për përparim në raport me aspirimet evropiane të shtetit.

Duke e riafirmuar integrimin evropian si qëllim strategjik të shtetit, Presidenti Pendarovski foli mbi nevojën e ruajtjes së fokusit të reformave nga të gjithë faktorët në shoqërinë maqedonase, pas përfundimit të suksesshëm të procesit të skriningut.

Në këtë takim u shkëmbyen edhe mendime mbi perspektivat për vazhdimin e mëtejshëm të procesit të negociatave, çështjet që priten të jenë më aktualet në negociata, si dhe mbi fitimet konkrete nga ky proces. Në atë kontekst u theksua se përparimi në integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian do të reflektohet pozitivisht mbi bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe përparimin e rajonit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit