Takim me përfaqësues të TIZ-it dhe grupit të fokusit për Strategjinë e re nacionale për të drejtat me aftësi të kufizuara 2023-2030

28 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Shoqërisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) dhe grupin e fokusit të cilët punojnë në përgatitjen e Strategjisë së re nacionale të personave me aftësi të kufizuara 2023-2030.

Përfaqësuesit e GIZ-it dhe grupi i fokusit e njohën Presidentin Pendarovski me përgatitjen e Strategjisë së re nacionale për personat me aftësi të kufizuar 2023-2030, që ka për qëllimin ta afrojë Maqedoninë e Veriut me parimet që janë vendosur në Konventën për të drejtën e personave me aftësi të kufizuar.

Presidenti Pendarovski, duke e theksuar rëndësinë e kësaj strategjie, e falënderoi GIZ për mbështetjen dhe ndihmën për përparimin e pozitës së personave me aftësi të kufizuar. Kjo strategji, tha Presidenti Pendarovski, ka rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut në kontekst të obligimeve që shteti i ka ndërmarrë me ratifikimin e Konventës, kurse është veçanërisht e rëndësishme që personat me aftësi të kufizuar janë përfshirë drejtpërdrejt në përpilimin e strategjisë.

Strategjia po përgatitet në suazat e projektit “Të drejtat sociale për grupet e lëndueshme në Ballkanin Perëndimor” që zbatohet nga GIZ, kurse janë përfshirë përfaqësues nga 11 ministri nga resori, organizata të personave me aftësi të kufizuara dhe organizatat qytetare të cilat i përfaqësojnë të drejtat e tyre, praktikues të cilët në bazë të përditshme punojnë me problematikën konkrete dhe aktivistë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...