Gjorgievka: Ballafaqimi me dhunën mbi gratë dhe vajzat të jetë obligimi dhe përgjegjësia jonë e përditshme

9 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, mori pjesë në diskutimin panel “Konventa e Stambolli dhe Ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë?” e organizuar nga Zyra e UNFPA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Duke e përshëndetur procesin e operacionalizimit të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna nëpërmjet të cilit do të mundësohet funksionaliteti i shërbimeve dhe mekanizmave, të cilët do ta përforcojnë mbështetjen për viktimat e dhunës, bashkëshortja e Presidentit, theksoi se miratimi i Konventës së Stambollit na dhe një kornizë të gjerë si shtet të intervenojmë në shumë fusha, të miratojmë zgjidhje ligjore, të punojmë mbi përforcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe sektorit qytetar. Në këtë drejtim theksoi se janë të domosdoshme intervenimet në shumë nivele dhe në shumë fusha me qëllim që të ballafaqohet me sukses me dhunën mbi gratë.

“Ballafaqimi me dhunën e bazuar në gjini sidomos me dhunën mbi gratë dhe vajzat duhet të jetë obligimi dhe përgjegjësia jonë e përditshme, sepse nuk duhet të mbetemi vetëm me fjalë, duhet t’u japim mbështetje, t’i nxitim viktimat ta ndërpresin heshtjen e vet dhe të kundërshtojnë, sepse gjithmonë rrugëdalje”, tha Gjorgievska, duke e theksuar nevojën që institucionet kompetente të jenë efikase në mundësimin e parandalimit dhe mbrojtjes.

Në fjalimin e vet, bashkëshortja e Presidentit Pendarovski tha se shpeshherë viktimat nuk inkurajohen të ndërmarrin hapa për mbrojtjen personale sepse nuk e dinë se mund të marrin ndihmë të drejtpërdrejtë ose ekonomike që të mbijetojnë. Ajo theksoi se viktimave u nevojitet inkurajim që të paraqesin dhe të dinë se nuk do të ballafaqohemi me gjykimin dhe stigmën. Është mjaft e rëndësishme, shtoi Gjorgievska, viktimat të kenë informacione të lehta në dispozicion për shërbimet për mbështetje, nëse vendosin ta lëshojnë shtëpinë, ose bashkësinë e cila është burim i dhunës.

“Përgjegjësia dhe reagimi në kohë duhet të pritet edhe nga organet gjyqësore të cilat duhet japin drejtësinë për viktimat, si edhe nga shërbimet të cilat sigurojnë shërbime për mbrojtje dhe rimëkëmbje të viktimave të dhunës”, theksoi Gjorgievska, duke përfunduar se pikërisht mosbesimi tek institucionet, trupi nga gjykimi dhe frika nga reperkusionet janë arsyet kryesore të dhunës mbi gratë.

Bashkëshortja e Presidentit e theksoi rëndësinë e angazhimit partner me agjencitë e OKB-së, sidomos me misionin e UNFPA-së, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale  dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ministrive të tjera në Qeveri, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare sidomos me përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe, gjithsesi, të sektorit qytetar, që të krijohet sistem për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna e bazuar në gjini.  Si rrjedhim, tha se përpjekjet dhe përkushtimi i fuqishëm sot, do të krijojë strukturë të sigurt të mbështetjes në të ardhmen, sepse kjo është mënyra e vetme që të marrin mbështetje dhe shërbime në mbrojtje, që, njëkohësisht, do të jetë garanci se ushtruesit e dhunës do të dënohen.

Ajo theksoi se institucionet kanë obligim dhe përgjegjësi të luftojnë për ato qëllime. Duhet të japim edhe mbështetje faktike dhe jo vetëm mbështetje deklarative për viktimat e dhunës, nënvizoi Gjorgievska, dhe t’i ndihmojmë që ta ndërpresin heshtjen, të jenë të zëshme dhe të kundërshtojnë.

Me diskutimin e sotshëm në panel u shënua fillimi i projektit “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna e bazuar në gjini në Maqedoninë e Veriut”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...