Gjorgievska: Donacion i rëndësishëm japonez për IPSH Enti për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit

19 Tetor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Eliyabeta Gjorgievska sot në IPSH Enti për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup, mori pjesë në kompletimin e projektit GGP – programi për grante të vogla mbi nevojat themelore dhe sigurinë njerëzore që është një nga shtyllat e strategjisë japoneze për bashkëpunim në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë këtij evenimenti, drejtoresha dr. Silvana Filipova dhe të punësuarit në IPSH Enti për rehabilitimin e dëgjimit, të folurit dhe zërit – Shkup, bashkëshortes së Presidentit dhe ambasadorit japonez në vend, Hironori Savada, ua prezantoi 4 aparatet mjekësore të donuara: sistemin për biofidbek,  tabelën digjitale interaktive të zgjuar, aparatin VokaStim Master me të cilat në muajt e kaluar janë kryer rreth 1000 intervenime për pacientët nga i gjithë shteti.

Bashkëshortja e Presidentit theksoi se është shumë e rëndësishme që pajisja e dhuruar nga Japonia tashmë jep kontribut në punën e Entit për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit, sidomos që aparatet bashkëkohore janë një ndihmë e madhe në zbulimin e hershëm e çrregullimeve, kurse kështu ndihmohet në intervenimet më efikase për fëmijët dhe të rriturit të cilët janë nevojë për mbështetje.

Duke shprehur mirënjohje për ndihmën japoneze, znj. Gjorgievska shprehu kënaqësinë që bashkëpunimi midis Kabinetit të Presidentit, Entit për rehabilitim të dëgjimit, të të folurit dhe zërit dhe Ambasadës së Japonisë dhe rezultat me pajisjen e dhuruar mjekësore e cila do të kontribuojë në diagnostikën dhe terapinë në këtë institucion. Ajo theksoi se mbështetja e vazhdueshme nëpërmjet projekteve në sektorin shëndetësor për vendin tonë përbën afirmim të solidaritetit dhe miqësisë midis dy vendeve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....