Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë në punëtorinë me temë “Sindroma e djegies” (Burn out syndrome) kushtuar kujdesit për shëndetin mendor.
Qëllimi i kësaj punëtorie është ngritja e vetëdijes për shëndetin mendor te të rinjtë, me qëllim që të ballafaqohen me sfidat me të cilat ballafaqohen dhe do të ballafaqohen në të ardhmen.
Në fjalimin e saj, Gjorievska, tha se edhe pse muaji maj është shkasi për këtë punëtori, shkaku i vërtetë është pandemia e cila kishte ndikim të madh jo vetëm mbi shëndetin fizik, por edhe mbi gjendjen psikologjike dhe emocionale te njerëzit, duke shkaktuar stres dhe ankth.
“Numri i njerëzve të cilët vuajnë është zmadhuar në mënyrë drastike gjatë pandemisë. Stresi kronik, izolimi dhe ankthi çojnë në rraskapitje mentale, emocionale dhe fizike. Pandemia shkaktoi trauma individuale dhe kolektive, për shkak të izolimit social, ndjenjës së frikës nga infektimi, ankthi për shkak të të ardhmes së panjohur, si dhe të tronditjeve emocionale, hidhërimit dhe dhimbjes për shkak të humbjes së të afërme”, tha Gjorgievska.
“Shpesh herë thuhet se në trup të shëndetshëm – shpirt i shëndetshëm. Por edhe shpirtin e shëndetshëm duhet ta ruajmë, kurse ta parandalojmë sindromën “Burn out”. Gjithmonë konsiderojmë se parandalimi është i rëndësishëm dhe nëse kemi mundësi është më mirë t’i parandalojmë dukuritë negative, theksoi Gjorgievska duke shtuar se nëse nuk andresohen në kohë dhe në mënyrë përkatëse këto gjendje mund të kenë ndikime afatgjata negative.
Bashkëshortja e Presidentit shprehu bindjen se këto punëtori, sesione pa pagesë me psikologët, doracakët profesionalë dhe hartat interaktive, do ta ndryshojnë perceptimin në shoqërinë maqedonase, do të ndihmojnë në heqjen e stigmës lidhur me shëndetin mental dhe do t’i ndihmojë njerëzit të marrin këshilla të mira dhe praktike për higjienën mendore si bazë për mirëqenien e tyre.
Kjo është një nga katër punëtoritë të cilat me rastin e muajit maj, kushtuar shëndetit mendor, po organizohen nga Këshilli nacional rinor i Maqedonisë, me mbështetje nga Zyra e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Të rinjtë Hab”. Në këtë punëtori marrin pjesë të rinj nga mosha 15 deri në 29 vjet.