Gruaja e presidentit ishte pjesëmarrëse në ngjarjen “Ajo fluturon me flatrat e saj”

17 Shkurt 2020 | Kumtesat

Bashkëshortja e presidentit Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska ka mbajtur fjalim në ngjarjen e sotme “Ajo fluturon me flatrat e saj”, të organizuar në kuadër të nismës për Ballkanin Perëndimor të Institutit për Sipërmarrësi të  Gruas,  përkrahur  nga Ambasada e Suedisë në vend.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë aktivitet, Gjorgievska theksoi se suksesi, si dhe shumë gjëra tjera të rëndësishme në jetë, nuk kanë moshë dhe se në rrugën e suksesit gratë e reja duhet të jenë të sigurta, të kombinojnë ambicien dhe frymëzimin dhe të gjejnë vendin e tyre ideal.

“Tregimi juaj mund të frymëzojë dikë tjetër, kështu që ndajeni atë me të tjerët dhe mbështesni gratë e tjera që të kenë sukses”, tha Gjorgievska, duke shtuar se arsimi është shumë i rëndësishëm dhe kjo është arsyeja pse ajo është përpjekur të mësojë nga më të mirët.

Në ngjarje, përvoja të tyre nga fusha e sipërmarrjes shpalosën  edhe gratë e suksesshme nga sektori i biznesit nga shumë vende të huaja, duke përfshirë profesorë nga Universiteti Lund në Suedi, në mënyrë që të motivojnë dhe frymëzojnë përfshirjen grave në fushën e sipërmarrjes.

Projekti u iniciua nga tri gra të reja që ishin pjesë e trajnimit për inovacionit dhe sipërmarrjes së Institutit Suedez Lund, ndërsa pjesë e ngjarjes ishte edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për Irena Jakimovska, Gëzime Fejzi dhe Fatma Bajram Azemovska për arritjet e tyre në fushat e tyre të veprimtarisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...